Disa persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Klos-Burrel.
Një kamion është përplasur me një makinë pranë fshatit Zall-Shoshaj, në hyrje të një ure një kalimshe.
Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë por edhe problematika e aksit pasi mungon sinjalistika e nevojshme.
Aksidenti ka shkaktuar edhe radhë të gjata trafiku, deri në 3 kilometra.
Makinat është dashur të rrijnë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit./ Opinion.al