Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Vlorë-Peshkëpi, plagosen tre persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 14/08/22 |
Opi Nion

Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, duke lënë të plagosur tre persona.

Sipas policisë, një automjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. C., 49 vjeç është përplasur me një automjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. A.

Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjet tip “Toyota” dhe drejtuesi i makinës tip “Ford”, si dhe një pasagjere e mjetit “Ford” , të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, një automjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. C., 49 vjeç është përplasur me një automjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. A. Drejtuesit, shtetasit A. C, dhe G. A, si dhe një pasagjere e mjetit “Ford”, shtetasja L. M, ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./Opinion.al

 

Pas