Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet e larta të energjisë-a kërcënohet Gjermania nga trazira sociale?

2022/08/14 at 9:36 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Çmimet e larta të energjisë-a kërcënohet Gjermania nga trazira sociale?

Politikanët gjermanë në nivel federal dhe të landeve janë të alarmuar për shkak të mangësive në furnizim me gaz rus. Ata po shqyrtojnë paketa masash për të kursyer energji: nga fikja e ndriçimit të rrugëve deri te ulja e temperaturave në ndërtesat publike. Dhe gjithnjë e më shumë po i bëjnë apel qytetarëve që të reduktojnë konsumin privat të energjisë.


 Kancelari i shqetësuar

Në të njëjtën kohë, qeveria federale ka frikë se mund të ketë protesta të dhunshme në dimër. Ndoshta të nxitura nga grupe ekstremiste që duan të shfrytëzojnë situatën e tensionuar për qëllimet e tyre. Kancelari Olaf Scholz ishte çuditërisht i hapur për natyrën e tij të qetë. Në një intervistë për ARD-në, ai foli për “eksploziv social”, nëse shumë njerëz marrin faturat e energjisë me rritje prej disa qindra eurosh më së voni deri në vjeshtë. “Jam shumë i shqetësuar”, theksoi politikani i SPD-së.

Ai e quajti gjendjen si një “fuçi sociale baruti” duke shtuar se kancelari dhe qeveria e tij po përpiqen të evitojnë shkaqet për trazira sociale. “Duke përdorur narrativën e eksplozivëve socialë, kancelari po përpiqet të përgatisë popullatën për vendime të rëndësishme”, tha për DË Ricardo Kaufer, profesor i sociologjisë politike në Universitetin e Greifsëald. “Kjo synon të inkurajojë të gjithë aktorët që potencialisht mund të vënë veton ndaj masave të politikës sociale me ndikim të gjerë për të bërë kompromis.”

 Mësimet nga pandemia Corona

Me fjalë të tjera, Scholz po u sinjalizon partnerëve të tij në koalicion, opozitës politike, liderëve të biznesit dhe shoqërisë civile, se në pyetje është siguria e brendshme e vendit, kur flitet për përgjegjësitë politike në krizën energjetike. Ky është një “mësim nga pandemia Corona”, thotë Kaufer. Në pandemi, legjislatura shpesh dukej e papërgatitur, pavarësisht parashikimeve shkencore për përhapjen e ardhshme të virusit. Komunikimi ishte më shpesh reaktiv sesa proaktiv.

Në krizën aktuale, Bundestagu tashmë ka miratuar legjislacionin e krijuar për të lehtësuar barrën e rritjes së çmimeve të energjisë, veçanërisht për më të dobëtit në shoqëri. Në të njëjtën kohë, furnizuesit gjermanë të energjisë lejohen të kalojnë një pjesë të kostove të tyre tek konsumatorët.

Gjatë hartimit të masave, zyrtarët në ministri po përballen me një gjendje specifike: nga njëra anë, ato synojnë të mbrojnë veçanërisht personat me të ardhura të ulëta nga vështirësitë financiare, por të mos minojnë përpjekjet për kursime të energjisë. Lehtësime të mëtejme mund të ketë pas pushimeve verore. Por procesi i marrëveshjeve mund të zgjasë disa javë.

Partia më e vogël në koalicionin qeverisës, Partia Liberale (FDP), kontrollon financat. Ministri i Financave, Christian Lindner, e bëri të qartë se ai synon ta përdorë këtë fuqi për të kufizuar shpenzimet, pasi ai ruan vlerat e partisë së tij: taksa më të ulëta, shpenzimet më të ulëta dhe sa më pak ndërhyrje në ekonomi. Partnerët më të mëdhenj të FDP-së, Partia Socialdemokrate e Scholz-it dhe të Gjelbrit, nga ana tjetër, po bëjnë presion për më shumë ndihma për qytetarët.

 Komunikimi

Edhe nëse qeveria federale bie dakord për masat, mesazhi i saj mund të keqkuptohet, siç është parë edhe në kohë pandemie. Vetëm paratë dhe burimet nuk janë të mjaftueshme për të kapërcyer krizën. Me rëndësi është edhe mënyra e komunikimit.

“Perceptimet janë vendimtare,” tha për DË Evelyn Bytzek, profesore e komunikimit politik në Universitetin Koblenz-Landau. “Në fund të fundit, ne të gjithë veprojmë sipas asaj që perceptojmë në vend të asaj që është reale.”  Prandaj, simbolika është një mjet i fuqishëm për të ruajtur mbështetjen publike, tha Bytzek. Ajo i referohet vizitës së Gerhard Schröderit në pjesët e prekura nga përmbytjet e Gjermanisë Lindore në vitin 2002, e cila i dha atij shtysë gjatë fushatës së tij zgjedhore për një mandat të ri si kancelar. Disa javë më vonë, Schröder u rizgjodh.

Olaf Scholz, nga ana tjetër, fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar edhe për shkak të stilit të tij të udhëheqjes pasive si Angela Merkel. Tani kjo mund të krijojë bindjen në opinion se anija qeveritare po shkon drejt një ajsbergu pa një kapiten në timon. Por Scholz ka ende kohë për t’i kthyer gjërat dhe për ta paraqitur veten si një projektues politik. “Nëse menaxhimi i krizës vlerësohet mirë, atëherë besimi është i lartë. Kjo është arsyeja pse kriza nuk është vetëm një rrezik, por edhe një shans, për të krijuar më shumë besim”, shpjegoi Bytzek.

Zëvendësi i Scholzit, Robert Habeck, e ka kuptuar këtë. Si ministër i Ekonomisë dhe Klimës, politikani i Gjelbër u detyrua të marrë vendime të vështira që shpesh bien ndesh me vetëdijen e tij mjedisore. Sondazhet tregojnë se ai ka fituar pëlqimin e publikut, sepse i shpjegon hapur arsyet e vendimeve të tij dhe vendimet i merr në mënyrë transparente dhe të kuptueshme.

 Ndikimi i populistëve dhe ekstremistëve

E pyetur nga DË, Ministria federale e Brendshme shpjegoi se mund të priten protesta të përmasave të ngjashme me ato kundër masave të mbrojtjes nga Corona – varësisht se sa kostot e energjisë dhe furnizimi i kufizuar me energji bëhen barrë e shoqërisë.

“Mund të supozojmë se populistët dhe ekstremistët do të përpiqen përsëri të ndikojnë në protesta sipas ideve të tyre”, tha për DË Britta Beylage-Haarmann, zëdhënëse e ministrisë. “Një rrezik konkret mund të vijë nga persona dhe grupet ekstremiste në Gjermani, nëse rrethanat përkatëse të krizës sociale e favorizojnë këtë.” E pyetur nga DË, policia federale, thotë se “nuk kishte njohuri” për kërcënime specifike.

Kundërshtarët e masave kundër pandemisë dhe grupet e tjera që kanë dalë në rrugë gjatë pandemisë Corona, për të protestuar kundër masave kufizuese, janë të zëshëm. Ata përfaqësojnë vetëm një pakicë të vogël të opinionit publik, megjithatë janë shumë të pranishëm në vëmendjen mediatike dhe politike.

Disa sociologë, si Ricardo Kaufer i Universitetit të Greifsëald, besojnë se në një vend si Gjermania, ku kultura politike e bazuar në konsensus dhe ndarja e pushtetit federal, kufizon shfrytëzimin e pakënaqësisë sociale, protestat bien më shumë në sy sesa në vendet e tjera në Evropë. Si për shembull në Francë, ku ka një kulturë të gjatë protestash.

Sipas Kaufer, jostabiliteti në Gjermani ka shpesh një konotacion negativ. Kjo lidhet, ndër të tjera, me betejat e përgjakshme në rrugë gjatë hiperinflacionit në Republikën e Vajmarit dhe me kapjen e mëvonshme të pushtetit nga nacionalsocialistët.

 Shembujt pozitivë

“Ka një dështim të diskursit ndaj forcave progresive për të njohur shembuj pozitivë në historinë gjermane,” shtoi Kaufer. “Ka frikë nga protestat se njerëzit do të ndërmarrin veprime pa legjitimitetin e proceseve të votimit.” Studiuesi përmend protestat e rrugëve të Gjermanisë Lindore të vitit 1953, Revolucionin Paqësor të vitit 1989 dhe lëvizjen anti-bërthamore të Gjermanisë Perëndimore në vitet 1970 dhe 80 si shembuj pozitivë. Këto meritojnë të ankorohen më fort në kujtesën kolektive të gjermanëve.

Gjermania dikur ishte një nga vendet më egalitare në Evropë, ku klasa dhe statusi social kishin më pak ndikim në suksesin në jetë. Kjo ka ndryshuar. Edhe Gjermania radhitet ndër vendet e tendencave të përgjithshme drejt rritjes së pabarazisë së të ardhurave. “Ne po vëzhgojmë se kjo pabarazi sociale nuk mund të korrigjohet më përmes mobilitetit social,” tha për DË Susanne Pickel, profesore e politikës krahasuese në Universitetin e Duisburg-Essen.

Modelet ekonomike sugjerojnë se inflacioni dhe çmimet e energjisë do të godasin në mënyrë disproporcionale më të rrezikuarit në vend, sepse ata që fitojnë më pak kanë më pak të ardhura për t’u përballur me kostot e larta. Kjo i bën ata më të prekshëm ndaj retorikës anti-qeveritare të disa grupeve. “Pandemia, lufta dhe inflacioni rrezikojnë klasën e mesme të ulët”, thotë Pickel. Nëse kjo nuk stabilizohet dhe frika nga rënia e përhershme rritet, mund të ndodhë që edhe në Gjermani të dalin më shumë njerëz në rrugë. “E kjo mund të ndryshojë edhe disponimin e zgjedhësve ndaj populistëve të krahut të djathtë dhe përqafimin e ideve të AfD në votime.”/DW

 

 



Ju sugjerojmë

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
Aktualitet

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

11 Korrik, 2025 8:47 am
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
Rajoni

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

11 Korrik, 2025 8:43 am
Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
Aktualitet

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

11 Korrik, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:15 am
“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Para
Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, plagoset një 55-vjeçar, niset drejt Traumës

Admir Bejo u qëllua 2 herë me armë zjarri, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

“Nuk kam konkurrencë me Berishën”, Meta: Do ndezim flakën e demokracisë

Meta:Shpopullimi po plak Shqipërinë,PL program për të mbështetur familjet shqiptare

Me ftesë të Vjosa Osmanit,Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë.Zbardhet axhenda

Me ftesë të Vjosa Osmanit,Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë.Zbardhet axhenda
















TE FUNDIT

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
11 Korrik, 2025

Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
11 Korrik, 2025

Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Viktimat më të...

Lexo më shumë

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
11 Korrik, 2025

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
11 Korrik, 2025

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura të larta pothuajse në të gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com