Kronikë

Aksident i rëndë në Durrës, ndërron jetë pasagjeri 23-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:17 - 10/11/21 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Plepa-Romanat në Durrës.

Mjeti tip “Benz” me drejtues 23-vjeçarin E.K., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Si pasojë e përplasjes, pasagjeri G. H., 23 vjeç ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa shoferi i makinës ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

“Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pas