Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akademia e vdekur shqiptare

2016/05/24 at 10:26 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Akademia e vdekur shqiptare

Nga Artur Zheji


Akademia e vdekur shqiptare Ka plasur ndër gazeta apo web-e, debati akademik, për një Akademi që nuk egziston.

Dhe në Shqipëri, debatet e zjarrta, për gjërat që nuk egzistojnë, është e natyrshme. Në krahasim me këtë kllounatën e paparë, që ka shpërthyer këto ditë, për biografitë me të kaluar kriminale të një pjese të mirë të atyre që na drejojnë, kryebashkiakë, deputetë e kush më shumë e kush më pak, përmbytur nga fakte rrënqethëse, kriminale të mjaft prej tyre, ky debati akademik, duket një telenovelë dashurie, xhelozie dhe thashethemesh, të ca dashnorëve të mplakur, për një Damë, ndoshta të bukur në përfytyrimin e tyre djaloshar, por që ka ndrruar jetë prej shumë vitesh.

Në të vërtetë, kur dëgjon politikanë të rëndësishëm shqiptarë, të dyshuar apo të dënuar për trafik femrash, që është simbas meje një trafik shumë më i nveritshëm, se edhe vetë trafiku i drogës apo trafiku i armëve, madje më i neveritshëm se sa edhe vrasjet, debati akademik, për Akademinë që ka vdekur, prej smbahet mend sa kohë, është si të dëgjosh muzikë kabaresh të kohës së Marlene Dietrich, nga ca disqe të vjetra dhe plot pluhur, koleksionistësh.

Sherri për Zonjën Akademi të Shkencave, që është më shumë një grumbullim rastesh prostate, by pasesh të shumëfishta dhe të suksesshme, është në krahasim me sherrin e përbindshave, ndaj krimeve të përbindëshme të dikurshme, që politikanët tanë, kanë bërë dje dhe e kanë mbajtur fshehur, është një pamje që ngjan me duelin pa gjakderdhje, të shpatarëve sportivë.

Mirëpo ka një diferencë thelbësore. Politika shqiptare, edhe përmes ndyrësive të shumta dhe të parrëfyera, në duelet e saja të egra dhe me kopace në ballë, apo me kopace pas kokës, zhvillon një luftë të gjallë, për një Gjë të Gjallë, për Pushtetin! (Sigurisht jo për Shqipërinë!) Kurse akademikët shqiptarë, të Akademisë që s’është, që janë për tu përshendetur vetëm, për mos gjakderdhjen, e dueleve të tyre, me ca shpatëza të holla verbale, si ironia, sarkazma, cinizmi apo metaforat therrëse, bëjnë, në të vërtetë, një debat nekrofil, për një Damë që ka thënë shpirt, nuk mbahet kur…

Askush nuk mundet nga ata, duelistët elegantë, të na dëshmojë dhe të na provojë, se cfarë ka prodhuar si Kualitet i Majës së Gjërit, kjo Akademia Shqiptare, apo e thënë ndryshe, kjo klinikë e rehatshme dhe zemërgjerë, për ca të sëmurë terminalë, që rekomandojnë njeri tjetrin, në postet kyce, si koka shkence, për një shkencë dhe rezultate, që nuk i hyjnë në punë askujt. Do të vecoja gjithësesi, tek tuk, ndonjerin prej tyre, si Pëllumb Xhufin përshembull. Jo për frymën e tij korporativiste të Akademisë që nuk egziston, por që ai mbron, por për disa punime me vlerë, në lëmin e historisë mesjetare dhe për shqiptarizmin objektiv që ai, ka rrëfyer mjaft herë ta ketë të begatë.

Dhe ka padyshim, ka më shumë akademizëm, në ofshamat e tija, shpesh të fisme dhe punëbërëse, të Artan Fugës, edhe ish komunist të ketë qenë, (e cfarë pastaj?), se sa në bilancin intelekt prodhues, të Akademisë, që vuan nga kapsllëku dhjetëra vjecar. (Ndoshta më mirë që janë kaps prej dhjetra vitesh, se pale cdo kishin pjellë. Dhe ky kapsllëk, është në të vërtetë dhe një punë e mirë dhe është për tu duartrokitur!) Porse, qesharakes i shtohet edhe dhimbja. Akademikët shqiptarë, ose të vetëquajtur të tillë, kanë një rekord botëror.

Ata nuk kanë gabuar kurrë në asgjë, sepse Kurrë Asgjë nuk kanë bërë. Për fatin e keq, tonin dhe të tyren. Ndoshta kur të lëcisin këto rradhë, do të gjejnë aty këtu, ndonjë gabim ortografik apo drejtshkrimor, do ti shënojnë në blloqet e tyre me laps plumci dhe kur të pinë kafenë të nesërmen, do të ckërmiten plot qejf, me “injorancën” time drejtshkrimore.

Por Thelbi mbetet! Pesha dhe fjala e Akademisë së Vdekur Shqiptare, kësaj rrangalle, si plotë rrangalle dhe partalle që vërtiten andej këtej, në Shqipërinë tonë të gjorë, në jetën e shqiptarëve, është e mjerushme. Sepse është një Hiç, me “H” të madhe. Duke krijuar kështu një fushë të madhe dhe të lirë, të mbretërimit të injorantëve dhe të të pashkolluarve të shumtë, që drejtojnë fatet dhe bizneset e këtij vendi, buzë greminës.

Sepse kurrë ata, (Xhufi përjashtuar), akademikët e Akademisë së Vdekur, nuk e ngritën zërin publikisht, për shkeljen sistematike të historisë që i bëhet këtij vendi, nga akademikët sharlatanë politikë, të vëndeve që na rrethojnë dhe që shpenzojnë shifra marramendëse, për të varrosur me shkencë të rreme, historinë tonë të vërtetë!

As për plagët e rënda, që rendi i ri, (Fuga përjashtuar), i neo kapitalizmit primitive shqiptar, pa rregulla dhe korruptues sistematik i politikës dhe ligjit, ka hapur dhe vazhdon të hapë, në trupin e Mëmëdheut të rrëgjuar dhe të plasur përdhe, si të ishte një grua e përdalë.

Nga të babëziturit që shqyejnë cdo copë të tokës sonë, nga ata që emër kurrë skanë patur dhe që bënë dhe ngritën emër të rremë, nga të paditurit që qeverisën, nga ish trafikantët e mishit të femrave tona, të drogës dhe të armëve, që sot , zbulohet të na drejtojnë.

Dama e ndjerë, apo akademia që nuk është, është në trupin tonë, një institucion i pareformueshëm, mbetja dhe kështjella e fundit sovjetike.

Duhet rindërtuar nga e para. Kjo është zgjidhja! Po askujt nuk i intereson kjo. Të parëve ata qe nxjerrin buxhetet për mbajtjen në këmbë të këtij azili mjeran, me emër të madh te porta kryesore, e plot pacientë në brendësi të vet. /360 Grade



Ju sugjerojmë

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli
Bota

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

21 Qershor, 2026 11:51 am
Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar
Aktualitet

Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar

21 Qershor, 2026 11:49 am
Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim
Bota

Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim

21 Qershor, 2026 11:26 am
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër
Aktualitet

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

21 Qershor, 2026 11:01 am
Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës

21 Qershor, 2026 9:03 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
Para
Jolie tashmë pjesë e botës akademike…

Jolie tashmë pjesë e botës akademike...

Letra e Dukës: Salihi, përgjegjësi e De Biazit

Letra e Dukës: Salihi, përgjegjësi e De Biazit

Bllokohen sallame ‘Wudy’, AKU: Kujdes me ushqimet…

Bllokohen sallame 'Wudy', AKU: Kujdes me ushqimet...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli
21 Qershor, 2026

Ndalim i sporteve në natyrë dhe i shitjes së alkoolit në publik. Këto janë dy nga masat emergjente që Franca...

Lexo më shumë

Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar

Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar
21 Qershor, 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi të dielën se flamuri i Ambasadës së Shtetit të Izraelit u hoq dhe...

Lexo më shumë

Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim

Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim
21 Qershor, 2026

Për të, çështja mbyllet këtu. Giorgia Meloni u ka kërkuar ministrave të ulin tonet dhe bojkoti i madh që ishte paralajmëruar për...

Lexo më shumë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
21 Qershor, 2026

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Qershor 2026 “Victoria Times (Australi)” ka botuar, të enjten e 28 gushtit 1975, në faqen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}