Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e Dukës: Salihi, përgjegjësi e De Biazit

2016/05/24 at 10:27 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Letra e Dukës: Salihi, përgjegjësi e De Biazit

Pas kritikave të Salihit për mungesë mirënjohjeje dhe indiferentizëm nga institucioni i FSHHF-së, ka reaguar presidenti Armand Duka. Ky i fundit, nëpërmjet një letre publike dje në mbrëmje në adresën e tij në facebook, ka falënderuar të gjithë lojtarët kuqezinj që kanë sadopak kontribut në radhët e përfaqësueses dhe ka shprehur keqardhje që Salihi nuk është pjesë e skuadrës në Francë.


Presidenti i FSHF-së ia ka lënë gjithë përgjegjësinë De Biazit, duke thënë se “unë respektoj vendimin e institucionit të trajnerit. Ato janë zgjedhje ekskluzive të tij dhe të stafit teknik…”.

DEKLARATA

Si çdo tifoz shqiptar dhe në mënyrë të veçantë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, kam ndjekur me vëmendje të gjitha përgatitjet e skuadrës tonë kombëtare dhe programet e stafit teknik për eventin me te madh te historise sone te futbollit. Kampionati Europian “Francë 2016”. Dëshira e çdokujt për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë kompeticion ka qenë e madhe. Kjo është e natyrshme, jo vetem pse është një mundësi që të jepet ndofta një herë në jetë, por edhe sepse eshte kenaqesi e krenari te perfaqesosh kombin. Të gjithë duan të jenë në Francë.

Çdo lojtar që ka kontribuar për skuadrën kombëtaren të Shqipërisë, që ka veshur fanellën e saj, kishte të drejtën që të shpresonte dhe ëndëronte për të patur një vend në Euro. Për fat të keq, vendet janë të limituara. Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e gjithkujt, personalisht nuk do të më mjaftonin kurrë as 11 vendet e formacionit dhe as 23 vendet e futbollistëve që do të shkojnë në Europianin “Francë 2016”.

Por unë respektoj vendimin e institucionit të trajnerit. Ato janë zgjedhje eksluzive të tij dhe të stafit teknik. Mora shkas te flas publikisht për dy arësye: Së pari, për të falenderuar përpara shqiptarëve, të gjithë ata futbollistë, që kanë kontribuar qoftë edhe vetëm duke u grumbulluar me kombëtaren shqiptare (pa luajtur qoftë edhe një minutë), e deri tek ata lojtarë që kanë gjurmë të forta si Hamdi Salihi, të cilin e vlerësoj si futbollist dhe si njeri dhe ruaj një respekt të veçantë.

Emocionet, që ai na ka dhuruar kanë qenë të jashtëzakonshme dhe të paharruara. Personalisht, ndjehem keq, që ai nuk është pjesë e kësaj fushate të rëndësishme. Si ai, edhe shumë djem të tjerë të shkëlqyer që kanë dhënë maksimumin për ekipin kombëtar dhe meritojnë mirënjohjen tonë. Asnjë nga ne nuk mund të harrojë kontributin e Mehës, Currit, Bulkut, Hykës, Vajushit, Kapllanit, Vilës dhe Ramës gjatë këtij sezoni të paharrueshëm dhe historik të këtyre eliminatoreve.

Së dyti, për të konfirmuar se respektoj zgjedhjet që bën institucioni i trajnerit, të cilin kemi vënë për të na udhëhequr në fushatën më të madhe futbollistike që Shqipëria e futbollit, ka bërë ndonjëherë. Të dashur miq! Duke shpresuar që të japim më të mirën tonë për të bërë një paraqitje dinjitoze në “Francë 2016”, unë shpreh besimin se djemtë e përzgjedhur nga trajneri De Biasi, do të japin maksimumin dhe do të na nderojnë në Europian. Jam i sigurte qe ky është dhe urimi i cdo Shqiptari.



Ju sugjerojmë

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë
Aktualitet

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë

21 Qershor, 2026 2:58 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Taksat në Ngushticën e Hormuzit vetëm nëse vendosen nga SHBA-të

21 Qershor, 2026 2:55 pm
Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore
Bota

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore

21 Qershor, 2026 2:52 pm
Heqja e flamurit, ambasadorja izraelite: Turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar
Aktualitet

Heqja e flamurit, ambasadorja izraelite: Turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar

21 Qershor, 2026 2:35 pm
Berisha mesazh Ramës: Largohu dhe përballu me drejtësinë
Kryesore

Berisha mesazh Ramës: Largohu dhe përballu me drejtësinë

21 Qershor, 2026 2:33 pm
Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione
Kryesore

Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

21 Qershor, 2026 1:36 pm
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Mediat britanike: Keir Starmer pritet të dorëhiqet nga posti i kryeministrit

21 Qershor, 2026 1:35 pm
Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit
Aktualitet

Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit

21 Qershor, 2026 1:29 pm
Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli
Bota

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

21 Qershor, 2026 11:51 am
Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar
Aktualitet

Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar

21 Qershor, 2026 11:49 am
Para
Bllokohen sallame ‘Wudy’, AKU: Kujdes me ushqimet…

Bllokohen sallame 'Wudy', AKU: Kujdes me ushqimet...

Me Erdoganin deri në vetëmohim

Me Erdoganin deri në vetëmohim

Video/ Gruaja e pacientit shan me libër shtëpie mjekun e QSUT

"U bëra trafikant për të paguar mjekun italian që më operoi babanë"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë
21 Qershor, 2026

Qindra persona nga fshatrat pranë Kakomesë në jug të vendit, emigrantë të ardhur nga Greqia, por edhe nga qytete të...

Lexo më shumë

Trump: Taksat në Ngushticën e Hormuzit vetëm nëse vendosen nga SHBA-të

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
21 Qershor, 2026

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi se nuk do të ketë tarifa për kalimin e anijeve në Ngushtica e Hormuzit,...

Lexo më shumë

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore
21 Qershor, 2026

Zyrtarët amerikanë dhe pakistanezë u takuan përpara bisedimeve të paqes midis Uashingtonit dhe Teheranit që nisin sot në Zvicër. Dy...

Lexo më shumë

Heqja e flamurit, ambasadorja izraelite: Turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar

Heqja e flamurit, ambasadorja izraelite: Turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar
21 Qershor, 2026

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së mbrëmshme në Tiranë, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}