Politikë

Ahmetaj-banorëve të “5 Majit”: Do dëmshpërblehen 100%, janë apo jo të legalizuara



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 03/02/22 |
Opi Nion

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka folur nga foltorja e Kuvendit mbi protestën e banorëve të “5 Majit” lidhur me prishjen e banesave të tyre.

Në cilësinë edhe të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Ahmetaj ka thënë se banorët e kësaj zone të Tiranës do të dëmshpërblehen me të njëjtën sipërfaqe banimi, sa kanë aktualisht.

Sipas tij, të gjithë banorët do të marrin dëmshpërblim, pavarësisht nëse ndërtesat e tyre janë të legalizuara apo jo.

Nëse dikush ka te “5 Maji” shtëpi apo dyqan 200 metra katror, do të marrë shpërblim 200 metra katror. Nuk ka rëndësi është i legalizuar apo jo. Ata do të trajtohen me 100% të metrave katrorë. Kjo është e vërteta. Edhe një që është I legalizuar dhe një jo i legalizuar, do trajtohen njësoj. Ju referuam marrëveshjeve, janë të rëndësishme se rrjedhin nga ligji. Janë angazhime që do të mbahen. Janë shumë familje që do të futen te “5 Maji”, dhe do vijojnë të pyeten”,-tha Ahmetaj.

Pas