Bota

Afganistan/ E mbuluar me ar, talebanët pushtojnë vilën e liderit ushtarak


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 15/08/21 |
Opi Nion

Teksa po marrin nën kontroll të plotë Afganistanin dhe hynë në kryeqytet në Kabul, talebanët mësynë edhe në vilën luksoze të liderit ushtarak të Afganistanit, Rashid Dostum.

Në videot e publikuara në internet, talebanët shfaqen në momentet kur ulen në mobiliet prej ari dhe bëjnë sikur pinë prej një seti filxhani prej ari.

Rashid Dostum është një prej komandantëve më të njohur dhe një prej armiqve më të mëdhenj të talebanëve.

Gjenerali raportohet se nuk ka qenë në shtëpinë  e tij në momentin kur hynë talebanët.

Mëngjesin e sotëm talebanët hynë në Kabul dhe tashmë kanë nisur ofensivën për të marrë kryeqytetin.

Ndërkohë për shkak të situatës së krijuar në Kabul, Shtetet e Bashkuara kanë nisur që të evakuojnë diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter. Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport për t’u larguar nga vendi.

Më herët kryengritësit pushtuan qytetin lindor të Jalalabad pa luftë. Tashmë talebanët kanë nën kontroll një pjesë të madhe të vendit dhe për pak ditë pritet që të kenë kontroll kudo.

 

 

Pas