Aktualitet

Vatër zjarri në një zonë të banuar në Zejmen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:12 - 15/08/21 |
Opi Nion

Ndërsa vendi ynë vijon të përballet me disa vatra zjarri kryesisht në veri të vendit, një tjetër vatër është krijuar në Zejmen të Lezhës.

Sikurse mësohet zjarri ka rënë në një zonë të banuar pranë njësisë administrative, ndërkohë që ende nuk ka ndërhyrje nga zjarrfikëset pasi aktualisht janë të angazhuara në dy vatra të tjera. Për këtë arsye janë vetë banorët ata që po përpiqen ta mbajnë zjarrin larg banesave, ndërsa besohet se shkak  i tij është bërë pakujdesia në djegien e mbeturinave. Kujtojmë se kryesisht deri tani zjarret në vend kanë qenë larg qendrave të banuara./Opinion.al

Pas