Aktualitet

Afganët, Rama: S’presim favore nga Uashingtoni, jemi vend mikpritës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 25/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama nga Nju Jorku ka dhënë një intervistë për televizionin francez TV5monde.

Ndër të tjera në këtë intervistë Rama ka folur edhe për pritjen e refugjatëve nga Afganistani.

I pyetur nëse Shqipëria po përpiqet që të fitojë favore nga Uashingtoni duke strehuar refugjatët afganë, Edi Rama tha se kërkesa për strehimin e tyre nuk erdhi nga qeveria amerikane por nga organizata humanitare në SHBA.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij duke theksuar se Shqipëria është një vend që historikisht e ka treguar që hap dyert për ata që kanë nevojë.

“Nuk ua hapëm derën afganëve me kërkesë të SHBA, të qeverisë së SHBA, e hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të drejtave të njeriut dhe thamë “Po”, sepse ne jemi një vend mikpritës”, tha Rama.

Pas