Aktualitet

Afganët në Shqipëri, Olta Xhaçka takohet me Yuri Kim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 17/08/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme pritet që të mbërrijë në Shqipëri avioni i parë me afganë, pas kërkesës së SHBA-së për strehimin e tyre në vendin tonë.

Ndërkohë ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka po zhvillon një takim me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri,  Yuri Kim.

Në fokus të takimit është ardhja e shtetasve afganë në Shqipëri, një pjesë e të cilëve pritet të mbërrijë sot në aeroportin e Rinasit.

Vendet ku do të strehohen afganët në Shqipëri janë 2 godina të konvikteve në Qytet Studenti dhe në hotele në Durrës./Opinion.al

Pas