Te Fundit

Nga Blendi Fevziu – Duhet ndalur rrënimi i monumenteve të kulturës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 17/08/21 |
Opi Nion

Godina e njohur si Sarajet, në qendër të Tiranës, është një nga 10 godinat më të vjetra dhe padyshim ndër më të rëndësishmet në Kryeqytet dhe në Shqipëri. Mendohet se është ndërtuar ne vitet 1830 – 1840 nga Abdi bej Toptani (1785 – 1862), djali i Kapllan Pashe Toptanit, varri i të cilit ndodhet në qendër të qytetit. Abdi beu ishte martuar me vajzën e Bushatllinjve të Shkodrës. Sarajet kane arkitekture tipike orientale dhe gati 32 dhoma. Aty lindi, u rrit dhe ndërroi jetë Abdi Bej Toptani, nipi, luftëtar antiosman, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë, Ministri i Pare i Financave në historinë e shtetit shqiptar, në qeverinë e Ismail Qemalit dhe anëtar i Këshillit të Naltë në vitet 1920 – 1922. Aty u vendos Ambasada e parë e SHBA ne vitet 1925 – 1929.

Me poshtë po postoj dy foto te vitit 1920 për të parë si dukej nga jashtë dhe si ishte e mobiluar nga brenda. Plus dy foto të zjarrit të mbrëmshëm. Djegia e saj do ishte një katastrofe për trashëgiminë kulturore dhe historike të Tiranës e gjithë Shqipërisë. Djegia apo shkatërrimi natën është një nga metodat e zakonshme për të nxjerrë jashtë funksionit monumentet e kulturës. Stambolli i vjetër qe e vuajti këtë metode e zgjidhi duke ndaluar përjetë ndërtimin aty ku zjarri ose dora e njeriut shkatërron një monument kulture. Tirana ka pësuar mjaft shkatërrime te monumenteve te kulturës dhe historisë këto 30 vjet. Ndaj duhet ndalur urgjent rrënimi i mëtejshëm i tyre.

Pas