Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas video-denoncimit në emisionin investigativ Stop, ku kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Guximtar Boci, i kërkon favore seksuale një gruaje.
Manjani e quan të papranushme dhe ka kërkuar nga KLD shkarkimin e Bocit si kryetar gjykate dhe pezullimin e tij si gjyqtar.
Ja reagimi i Manjanit:
Pershendetje,
Reagim i Ministrit te Drejtesise, z. Ylli Manjani mbi materialin e trasmetuar ne emisionin “Stop”, TV Klan:
Ministri Manjani vlereson se:
1. Ngjarja e transmetuar audio eshte shokuese! E papranueshme per figuren e cdo zyrtari aq me teper gjykates.
2. I kerkoj menjehere KLD ta shkarkoje gjyqtarin Guximtar Boci nga detyra e Kryetarit te Gjykates si dhe ta pezulloje si gjyqtar.
3. Menjehere filloj procedurat e inspektimit per procedim disiplinor!
4. Nxis prokurorine te filloje hetimin penal.