Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aeroporti i Vlorës/ Karakaçi: Nuk do lejojmë vonesa të tjera për projektin

2026/05/22 at 3:13 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aeroporti i Vlorës/ Karakaçi: Nuk do lejojmë vonesa të tjera për projektin

Qeveria paralajmëron prishjen e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës pas konfliktit mes aksionerëve mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit të cilat nisën në dyert e gjykatës por tashmë kanë përfunduar në bllokim të punimeve në kantier.


Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi deklaroi se për shkak të konfliktit s’ka më asnjë datë për nisjen e fluturimeve, dhe se nuk do të tolerojnë më asnjë vonesë.

Prej 5 ditesh kompania e Behgjet Pacollit dhe nënkraktorët e tij janë përjashtuar nga punimet në aeroportin e Vlorës nga kompania koncesionare, VIA me pretendimin se nuk kanë përfunduar në kohë terminalin, duke shkaktuar një dem financiar prej 4 mln euro.

Konflikti mes ortakëve të këtij koncesioni Behgjet Pacolli dhe Valon Ademit, përplasje që prej kohësh është në dyert e gjykatave po mban peng një vepër të sigurisë kombëtare thotë qeveria.

“Mos operimi ose bllokimi i tij nuk është thjesht çështje biznesi privat, është çështje e interesit publik dhe shtetëror”, tha Enea Karakaçi.

Minsitri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi në konferencë për mediat tha se nuk do të tolerojnë asnjë vonesë më tej, dhe se do të nisë me penalitetet në respektim të kontratës e deri në “prishje” të koncesionit.

“Klauzolat e kontratës parashikojnë së pari vendosjen e penaliteteve për të cilat patjetër ministria në varësi të gjithë vonesave përkatëse dhe në bazë të kushteve të kontratës do vijojë me përcaktimin e tyre dhe pastaj vijojnë që nga dërgimi i një plani mitigues për rregullimin e pasojave të kontratës që mund të rezultojë në shtyrje të afatit të kontratës koncesionare apo deri dhe në zgjidhjet e njëanshme të kontratës koncesionare në varësi të le të themi argumenteve ligjore përkatëse”, shprehet Karakaçi.

Ministri thotë se ky konflikt përveçse po pamundëson nisjen e fluturimeve në jug të vendit, po dëmton edhe ekonominë e vendit.

“Çdo ditë vonesë ose bllokim përkthehet drejtpërdrejt në humbje ekonomike të matshme për operatorët turistikë, komunitetin lokal dhe buxhetin e shtetit. Pamundësia për të ofruar infrastrukturë ajrore funksionale në jug të vendit dëmton reputacionin kombëtar dhe dërgon mesazhe negative tek investitor e mundshëm”, thotë Ministri.

Aeroporti i Ndërkombëtarë i Vlorës duhet të kishte nisur fluturimet që në mars, por në këto kushte, afat për nisje të operimeve nuk ka.

“Nuk ka ndodhur as përfundimi total i infrastrukturës civile dhe nuk ka ndodhur as marrja e certifikimeve, s’ka ndodhur operacionaliteti”, thekon ministri.

Konflikti mes shoqërisë Mabco të Behgjet Pacollit dhe  2A Group-it të Valon Ademit, ortakët e Vlora International Airport, ka nisur në vjeshtën e 2025-ës. Ademi pretendon se ka një kontratë noteriale me firmë të Behgjet Pacollit ku sanksionoet se ai do të kishte 49% të aksioneve dhe jo më 2%. Por kjo kontratë nuk u regjistrua në QKB, dhe mohohet nga Macbo. Çështja është në gjykatë civile, e cila kam marrë disa vendime pezullimi shitjesh aksionesh.

Përveç përplasjes civile, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për biznesmenin Behgjet Pacolli dhe njerëzit e tij për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

Paralelisht SPAK po heton anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave per procedurat e dhënies me koncesion të aeroportit të Vlorës.



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Rama nga Tokio: Mbyllim negociatat me BE brenda një viti e gjysmë

Rama nga Tokio: Mbyllim negociatat me BE brenda një viti e gjysmë

Opinion – Çfarë turizmi do të bëjmë? – 21 Maj 2026

Opinion – Çfarë turizmi do të bëjmë? – 21 Maj 2026

Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët

Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}