Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aeroplani dhe kamioni përplasen në pistën e aeroportit të New Yorkut

2026/03/23 at 8:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aeroplani dhe kamioni përplasen në pistën e aeroportit të New Yorkut

Aeroporti LaGuardia në New York është mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm pasi një aeroplan Air Canada Express dhe një automjet tokësor u përplasën.


Administrata Federale e Aviacionit (FAA) vendosi një ndalim të fluturimeve në LaGuardia pak pas përplasjes për shkak të një “emergjence të aeroplanit.” Aeroporti pritet të qëndrojë i mbyllur deri në orën 14:00 të hënën, sipas FAA.

Aeroplani po vinte nga Montreal dhe u ul. Ai ngadalësoi në rreth 24 milje në orë kur u përplas me një automjet të Autoritetit të Portit të New Yorkut dhe New Jerseyt.

Aeroplani, një model i vogël CRJ 900 me rreth 70-90 persona në bord, pësoi dëme të konsiderueshme. Sipas CNN, janë plagosur 4 persona, piloti, zv/piloti dhe dy persona brenda kamionit.

Video të shpërndara në mediat sociale tregojnë aeroplanin, i cili operohet nga partneri rajonal i Air Canada-s, Jazz Aviation, duke ndaluar me pjesën e përparme të ngritur.

Një listë paraprake e pasagjerëve tregoi se në bord kishte 76 persona, bashkë me ekuipazhin.

Audioja e kontrollit të trafikut ajror e regjistruar gjatë incidentit kap momentet para një përplasjeje të raportuar midis aeroplanit dhe automjetit. Në regjistrim, një kontrollor i trafikut ajror jep leje që një kamion operativ të kalojë pistën. Pas disa sekondash, kontrollori urdhëron urgjentisht kamionin të ndalojë, para se të thotë se ka pasur një përplasje në fushë.

“JAZZ 646, po të shoh që u përplaste me automjetin. Qëndro aty. E di që nuk mund të lëvizësh. Automjetet po përgjigjen tani,” dëgjohet në audio.

Në një deklaratë në X (ish-Tëitter), Departamenti i Policisë së New Yorkut u tha njerëzve të “përgatiten për vonesa dhe të shmangin zonën nëse është e mundur.”

“Për shkak të një incidenti emergjent në Aeroportin LaGuardia, të gjitha rrugët dhe daljet nga autostradat drejt aeroportit janë të mbyllura deri në njoftim të mëtejshëm.”

Departamenti i Zjarrfikësve i New Yorkut postoi në X duke i thënë njerëzve të “presin anulime, mbyllje rrugësh, vonesa në trafik dhe praninë e personelit emergjent pranë Aeroportit LaGuardia.”

“Përdorni rrugë alternative,” thuhej në postim. Bordi Kombëtar për Sigurinë e Transportit (NTSB) ka dërguar një ekip për të hetuar përplasjen.

Më parë, LaGuardia kishte paralajmëruar për ndërprerje fluturimesh për shkak të kushteve të motit, me shi të lehtë dhe mjegull që godisnin zonën.



Ju sugjerojmë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Para
Izraeli publikon hartën: Sa larg mund të arrijnë raketat e Iranit

Izraeli publikon hartën: Sa larg mund të arrijnë raketat e Iranit

Vinicius shkëlqen, Reali fiton derbin e Madridit

Vinicius shkëlqen, Reali fiton derbin e Madridit

Protesta e PD, reagon Ambasada Gjermane: Dënojmë dhunën e papranueshme

Protesta e PD, reagon Ambasada Gjermane: Dënojmë dhunën e papranueshme
















TE FUNDIT

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu ish...

Lexo më shumë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}