Aktualitet

Abuzuan me të miturën, Apeli i Kavajës liron nga burgu 7 adoleshentët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:27 - 03/06/20 |
Al Do

Gjykata e Apelit në Kavajë ka liruar nga burgu 7 adoleshentët, të cilët një vit e gjysmë më parë u dënuan për përdhunimin e një 13-vjeçareje.

Seanca u zhvillua sot në Gjykatën e Apelit, e cila rrëzoi vendimin e gjykatës së Durrësit dhe ka vendosur lirimin e tyre nga burgu dhe kalimin në shërbim prove.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se shkak për lirimin kanë qenë mosha e tyre, pendimi si dhe vazhdimi i shkollimit.

13-vjeçarja e abuzuar, denoncoi në dhjetor të vitit 2018 në Komisariatin e Policisë Kavajë 12 djem të mitur, duke rrëfyer se e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale në periudha të ndryshme kohore përmes shantazhit të ushtruar përmes një videoje ku ajo shfaqej me të dashurin e saj bashkëmoshatar duke kryer marrëdhënie seksuale.

Ky rast i rëndë i abuzimit seksual ka zgjatur përreth 4 muajve. Në shkurt të 2019, Gjykata vendosi të lërë në burg 7 adoleshentët. Por vendimi i sotëm i Apelit i ka lënë ata të lirë duke i kaluar në shërbim prove. /Opinion.al

Pas