Aktualitet

Abuzim gjatë kohës së Covidit/Veliaj i heq licencën kompanisë që ka Unazën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 13/09/21 |
Opi Nion

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili paralajmëroi edhe linjat e tjera të cilat do të jenë në vëzhgim.

Ky vendim i kryebashkiakut Veliaj është dhënë gjatë një takimi me administratorët e shkollave, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor para universitar në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të kësaj linje gjatë kohës së Covidit.

“Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi,” deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se linja do të rivihet menjëherë në dispozicion të qytetarëve, por me një operator tjetër.

“Për të qetësuar të gjithë qytetarët që përdorin atë linjë, tranzicioni për t’u kthyer në normalitet do të ndodhë përpara vitit shkollor” tha Veliaj./Opinion.al

Pas