Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ta besojmë Ramën kur gjen kohë ku e ka lagur letrën deputetja e PD-së dhe s’gjen kohë për zgjedhje në parti?

2016/03/11 at 2:51 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A ta besojmë Ramën kur gjen kohë ku e ka lagur letrën deputetja e PD-së dhe s’gjen kohë për zgjedhje në parti?

Shënim nga Dritan Laci


Ka qenë disi e çuditshme deklarata e mbrëmshme e kryeministrit Rama në Opinion, kur tha se nuk kishte pasur kohë të bënte zgjedhje në Parti, pasi i ishte dashur të mendonte për Shqipërinë, për zahmanë që e kishte zënë dhe Saliun që i kishte lënë një gropë që vetëm ai e dinte se ç’po hiqte për ta mbushur.

A ta besojmë Ramën kur thotë se s’kishte kohë? Edhe pse dua ta besoj kryeministrin tim pasi ai vetë kështu na ka edukuar që duhet ta duam kryeministrin tonë dhe jo ta përgojojmë lart e poshtë, prapë e kam të vështirë ta besoj kryeministrin tim kur thotë që nuk kam kohë.

A i mungonte koha z. Rama për të bërë zgjedhje në Parti, kur shpërndante cetifikatat e legalizimeve, si të ishte jo Kryeministri i vendit, por një drejtor Rajonal i rëndomtë i ALUIZN-it?

A i mungonte koha z. Rama për të bërë zgjedhjet në Parti, kur shëtiste nga një qytet në tjetrin, për të shpërndarë kartat e anëtarësimeve, si të ishte jo Kryetari i Madh, por një kryetar partie deri diku edhe me pak tagër se i një province?

A i mungonte koha z. Rama për të bërë zgjedhjet në Parti, kur gjeti kohë të pyeste deputeten e Partisë Demokratike se ku e kishte lagur letrën?

A i mungonte koha z. Rama për të bërë zgjedhje në Parti, kur hapi katër ekspozita me pikturat e tij nga Europa në Azi, edhe pse Shqipëria për hit të së vërtetës, keq ishte edhe kur kryeministri bënte xhiron e botës me pikturat e tij?

Ndaj unë nuk mund ta besoj Z. Rama kur thotë që nuk kishte kohë të bënte zgjedhje në Parti.

Apo që hallëmadhja Shqipëri që i la faqeziu Sali ia pamundësuan kohën të bënte zgjedhje.

A ta besojmë? Nëse unë do përdorja ironinë që z,. Kryeministri regji mbrëmë në “Opinion”, unë do të thosha: Po kryeministri im nuk ka kohë, sepse atij i duhet të mendojë për 200 mijë shqiptarë që i kanë firuar në 2.5 vite qeverisje të tij; Po kryeministri im nuk ka kohë, sepse shendetësia në mos ishte keq e më keq, është bërë edhe më keq, kur Ministri i Shëndetësisë del dhe bën producentin e grave fakire të cilave u kërkon falenderime me pahir për check up-in; Po kryeministri i vendit tim nuk ka kohë për zgjedhje në partinë e tij sepse papunësia te të rinjtë ka vajtur në 32 përqind.

Nëse do kishe folur kështu kryeministri im i dashur, atëherë unë edhe mund të të besoja. Por prapë nuk kam se si të besoj kur gjen kohën të flasësh 40 minuta në promovimin e një libri në bibliotekë, dhe nuk gjen dot kohën të zgjidhesh; dhe për më keq akoma të gjesh kohën dhe të mos lesh zërat që flasin për nevojën urgjente për demokraci brenda partisë tënde. Pra nëse ti gjen kohën për certifikata legalizimesh, për promovime librash, për të gjetur kohë ku e lagin gratë e krahut tjetër letrën, për të bërë qepaze Saliun çdo minutë të kushtueshëm të operacionit tënd për të shpëtuar Shqipërinë, atëherë si nuk gjen dot kohë për demokraci brenda partisë që drejton; atë demokraci që luftove aq shumë për ta sjellë në këtë Parti? A duhet të të besojmë?!!!

 

 



Ju sugjerojmë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
Bota

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

20 Qershor, 2026 2:39 pm
Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
Bota

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

20 Qershor, 2026 2:37 pm
Para
John Kerry nuk është zhoao amazona

Reportazh pa vajtur

Ja pse duhet të merrni Samsung Galaxy S7

Ja pse duhet të merrni Samsung Galaxy S7

E parkoi në vendin e gabuar. Ja si e zhvendosin një makinë në Rusi

E parkoi në vendin e gabuar. Ja si e zhvendosin një makinë në Rusi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
20 Qershor, 2026

Nuk ka zgjatur shumë entuziazmi për marrëveshjen fillestare të paqes mes SHBA dhe Iranit, që çoi në rihapjen e ngushticës...

Lexo më shumë

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
20 Qershor, 2026

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 21-të kundër qeverisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}