Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mjafton të qeshësh me Edi Ramën?

2016/06/24 at 10:48 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Në vëmendje të zotit Nishani

Nga Artur Zheji


Shumëkush, përfshirë edhe mua, kishte sidoqoftë një shpresë se Edi Rama, do të ishte një Kryeministër vullnetplotë dhe serioz në përgjithësi. Vërtet në krye të Bashkisë së Tiranës, ka bërë masakra të mëdha urbane, por gjithsesi, ka prishur kioska të qelbura me shumicë, ka bërë edhe rrugë të mira edhe me ca neonë përsipër që ndriçojnë dhe ka mbjellë edhe pemë aty këtu.

Sigurisht ka mbjellë më shumë se pemë, pallate 20-30 katëshe, por ndoshta e kishte një justifikim, trysnia e kapitalit të ndërtimit ishte e madhe, jo rrallë kriminale dhe e egër dhe sigurisht shumë tunduese. Për çdo kënd!

Mirëpo Rama kryeministër, sa vjen e po na habit me trendin e qesharakes që mishëron në mënyrë të pandalshme.

Vërtet, ishim kundër tij për qasjen e armëve kimike siriane në Shqipëri. Por ishim me të, kur në mënyrë inteligjente, dëgjoi popullin e nevrikosur dhe hoqi dorë nga premtimi i dhënë me ngut, si kryeministër disa javësh që ishte atëherë.

Porse mbasi vuri tritol dhe C4, në ndërtimet abuzive në bregdet, në mënyrë përzgjedhëse, aty ku deshte dhe aty ku nuk ishin miqtë, gjithsesi ngjalli shpresa. Menduam se do të korrigjonte disi, në nivel kombëtar, atë që djallosi vetë, më të shumtën në Tiranë dhe do të na çlironte nga xhungla e ndërtimeve pa leje. Si edhe nga ndërtimet e dhëna me leje të mbrapshta.

U mor me Vlorën, por pallatet e Vangjushit në rërë, i la ashtu si ishin mbjellë, të përçudnuara dhe të shëmtuara. Çoji gati për burg ish kryebashkiakun rebel Shpëtim Gjika dhe kandidoi edhe një herë kasapin Vangjush Dako dhe shumë kasapë të tjerë me brekë të grisura, por me portofol shumë të fryrë.

U hodh me vrull në krahët e doktrinës “Liberale”, ay, pikërisht ay, që fitoi Zgjedhjet e përgjithshme me doktrinën e Majtë të Taksës progresive me thirrjen populiste: “Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”

Por kush sot paguan më shumë në Shqipëri?

Të pasurit?

Joooo! Zot na ruaj! Zot mbrona të pasurit tanë!

Ata, pronarët e Kompanive të mëdha shqiptare, ja kanë gjetur me kohë hilen kësaj pune. Përveç trafikimit të zarfeve në zyrat e Tatimeve apo më lart, ata, bëjnë fët e fët ca Kompani të përbashkëta me sigla të huaja që janë po ata vetë dhe i paguajnë taksat jashtë Shqipërisë, ku edhe deklarojnë aq sa duan! Sa bukur! Aktivitetin e kanë në Shqipëri dhe paguajnë taksa për filialet e tyre jashtë Shqipërisë, që s’kanë fare aktivitet prodhues apo financiar, në ato vende. Përfitojnë nga mostaksimi i dyfishtë dheja ku u lamë. Qartë, pastër, bukur! As edhe Erion Brace nuk i kap dot!

E ç’rëndësi ka? Paguajmë ne për shtetin, të mesmit dhe të varfërit.

Sepse kryeministri ka të drejtë, nuk janë barinjtë ata që milen dhe qethen, por delet.

E pastaj kush do ti kapë “evazorët” e mëdhenj shqiptarë? Brizhita – “E ku qëndron problem këtu?!” Mos tallni aman!

Por “neoliberali” Rama, (për ata që nuk e kujtojnë, “liberalët” janë me pak fjalë, ata që mendojnë dhe gjykojnë se “tregu kapitalist” është rregullatori kryesor dhe i vetëm, i ekonomisë së një vendi. Për “liberalët”, shteti duhet të bëhet mënjanë dhe duhet tua lërë në dorë kapitalistëve që të vetërregullohen punët e shoqërisë), nuk mjaftohet me kaq!

Ay që fitoi Zgjedhjet Politike, si një i Majtë i thekur, si një dashnor i popullit pra, futi në burg gjithë dynjanë e varfër, për mospagesa apo “vjedhje” të energjisë elektrike! Në emër të shtetit!

Por kush mban mend apo ka regjistruar në kujtesën e vet, ndonjë sipërmarrës të madh, të jetë kapur me presh në duar në Shqipëri?! Apo të pasurit nuk vjedhin në Shqipëri? Hajde ç’vete, hajde! Çfarë vendi qesharak ishim dhe jemi bërë edhe më!

Mirëpo kryeministri i të varfërve, që në të vërtetë, kanë vota më shumë se sa të pasurit, në emër të shtetit funksionues ligjor, tregohet i ashpër me ta ( I keni parë ndër të tjera se si vrapojnë në panik katundarët e shkretë me ndonjë shportë fiq dhe ndonjë arkë damote, kur shohin ndonjë polic nga larg?!) , ky zotëri pra, ka dhënë dhe gatitet të japë edhe koncesione në tjera. Sa të mbushet edhe pak arka e shtetit.

Kujdes! Koncesionet nuk janë ndonjë e keqe në vetvete.

Ato (Koncesione – concedere – shq. me dhënë leje), janë në fund të fundit leje zhvillimore, për biznesmenët, që të fusin në punë paratë e tyre, në një projekt apo tjetër. Ndërsa koncesionet e Ramës janë të një natyre tjetër: Janë me para në dorë!

100.000.000 euro këtu, 100 milionë euro atje. Një Qindëshe milionkash në evro, për Klodin e Allajbejve që të bëjë dializa për shqiptarët, dhe një Qindëshe tjetër, për Vilmën e Nushajve, që tu kontrollojë sëmundjet shqiptarëve. Për të bërë pra punëra, me para në dorë nga shteti, por që duhet ti bëjë shteti. Shteti i reformuar i Rilindjes. Kujdes, 100 milion euro janë shumë para! Edhe për Shqipërinët edhe për Dubain!

Po askush nuk flet për këto para që firojnë dritën për diell, nga xhepat e liberalit kryeministër.

Se ata, përfituesit, u japin ca groshë të arta mediave si rekllama dhe media mbyll gojën e merret me gjëra të tjera. Dhe jo me qindëshet e miliona eurove që shkojnë për dhjam qëni!

Dhe në këtë Republikë të të Majtëve, të pasurit bëhen më të pasur, falë mikut të të Varfërve, kryeministrit Ramë pra!

Sa qesharake!

Por qesharakja dhe nevoja për rekllamë, arriti kulmin te festimet e kthimit me humbje dinjitoze të Kombëtares së futbollit!

A më thoni, a festohet Humbja?!

Me trapez të madh, me kryeministër e me kryetar kuvendi, e me popull e me shampanjë, e me fjalime dhe me hymn kombëtar! E pse? Sepse dolëm nga Kampionati? Apo që hymë? Po Hyrjen në Europiane festuam njëherë!

Ska gjë thotë kryeministri i të varfërve, në qeverisjen e të cilit, të pasurit bëhen gjithmonë e më të pasur: “Dy të ngrëna nuk bëjnë keq ka thënë populli!”

Sepse ai “budalla-fukara” i paguan të gjitha! Apo jo?/360gradë.al



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Dua Lipa kryeson listën e këngëve hit të verës

Dua Lipa: Së shpejti do të jem në Tiranë

Noizy-Ledion Liços: Kollovar të mban e dashura me lekë

Noizy-Ledion Liços: Kollovar të mban e dashura me lekë

Shqipëri-Itali, zbulohet plani i madh

Shqipëri-Itali, zbulohet plani i madh

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com