U përfol shumë se midis tyre ditët e fundit marrëdhëniet nuk janë më ato të mëparshmet. Madje u tha se De Biasi nuk e do më në kombëtare. Por është vetë Alban Bushi dhe Federata Shqiptare e Futbollit që rrëzojnë aludimet. Alban Bushi është prononcuar për mediat se çdo gjë që thuhet lart e poshtë është thashethem se i gjithë fokusi i tij dhe i De Biasit është përqëndruar te dy ndeshjet e radhës. I njëjti qëndrim vjen edhe nga Federata e Futbollit e cila tha për Opinion.al se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori. Të shikojmë nëse është vërtetë kështu? Ndeshjet e radhës së Kombëtares do të na tregojnë nëse Gianni De Biasi dhe Alban Bushi janë në të njëjtat raporte si më parë?