Bota

A është i vërtetë ky aligator gjigant që ecën në një fushë golfi në SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:58 - 14/11/20 |
Al Do

Një video virale e një aligatori të madh duke shëtitur në një fushë golfi në Florida të SHBA, ka ngjallur dyshime tek shumë njerëz të cilët pyesin nëse është e vërtetë apo jo.

I pyetur nga BBC, eksperti i këtyre kafshëve, James Nifong nga Croc Docs i Universitetit të Floridas tha se ai ishte i vërtetë dhe se kjo gjë ishte krejt normale për këtë specie.

Në të vërtetë nuk është e çuditshme. Ne shohim aligatorë të mëdhenj si ky gjatë gjithë kohës në Florida. Është vërtet i madh, ndoshta 3 deri në 3,6 metra. Unë mendoj se kjo video është bërë kaq virale sepse normalisht njerëzit nuk e shohin një aligator që ecën përreth. Kur publiku sheh një alligator është në ujë dhe ti shikon vetëm majën e kokës dhe sytë. Kur ata dalin nga uji ju mund të shihni se sa mbresëlënëse është madhësia e tyre. Krokodilët dhe aligatorët në thelb janë dinosaurë. Ato kanë ekzistuar për 30 milionë vjet. Edhe ata jetojnë këtu. Ne duhet t’i respektojmë dhe t’u japim hapësirën e tyre. Tipikisht ata do t’ju lënë të qetë për sa kohë që i lini të qetë.”, tha ai./Opinion.al

Pas