Aktualitet

A do të krijojë forcë të re politike? Meta: Partia e referendumit na pret përpara



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 25/07/22 |
Opi Nion

Një ditë pasi la postin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në një dalje për mediat nga selia e LSI, i pyetur nga gazetarët nëse do të marrë drejtimin e LSI, apo do të krijojë forcë të re politike, tha se “partia e referendumit na pret përpara”.

Meta u shpreh se nuk do të marrë drejtimin e LSI, për të cilin tha se e la me vullnet të lirë para 5 viteve, kur mori drejtimin e Presidencës. Ai shtoi se sot po sjell mesazhin e popullit të 2 marsit, që sipas tij është ”  sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit shqiptar”.

Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI se unë këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë dhe ndërgjegje të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave që u krijuan në vend e të tejkalimit të një ngërci artificial politik që u krijua dhe dihet çfarë pasojash profhoi për vendin.

Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit pjesë e të cilit ka qenë dhe LSI në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë bashkë në triumfin e mesazhit të 2 marsit
dhe triumfi i mesazhit të 2 marsit është sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe populli shqiptar ka ardhur momenti ta ushtrojë atë drejtpërdrejtë dhe kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.

Partia e referendumit na pret përpara, është partia e popullit të 2 marsit, kjo zgjidh çdo problem nga oligarkët te kleptokracia te kapja e shtetit dhe referendumi do jetë shpata e Demokleut mbi gjithë politikanët e papërgjegjshëm, politikanët që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë”-tha Meta.

 

Pas