Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të ketë tërmete në vazhdim, ja çfarë thotë sizmiologu

2018/07/08 at 8:00 AM
në Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
A do të ketë tërmete në vazhdim, ja çfarë thotë sizmiologu

Në një kohë kur vendi jonë është goditur nga disa tërmete, ku më i forti ishte ai i ditës së mërkurë me magnitudë 5.2 në Tiranë dhe në Durrës 5, frika më e madhe ngelet nëse do të ketë të tjera lëkundje.


Sizmologu Rrapo Ormeni në një intervistë për ‘Kjo javë’ në ‘News24’ informoi mbi tërmetin si dhe faktit se sa e rrezikuar është Shqipëria nga ky fenomen. Ormeni nënvizoi disa zona në Shqipëri që sipas studimeve janë aktive ndaj tërmeteve.

Zoti Ormeni si e përjetuat tërmetin e së mërkurës? Ishin në zyrë në ato momente?

Unë isha jashtë zyrës kur ra tërmeti. Tërmeti me një epiqendër mbi 6 ballë. Ishte i fortë. Magnituda ishte 5.2 ballë. Kur tërmeti është i cekët, dëmet janë më të mëdha, Sa më afër sipërfaqes, aq më afër dëmtimeve të objekteve. Një tërmet me mangitudë 5 mund ta ketë intensitetin 6.

Me çfarë lëvizjesh u shoqërua tërmeti?

Nëse je afër tërmetit, kuptohet që je mbi të dhe lëvizja ndihet nga lartë poshtë. Kjo është edhe arsye se në tërmetet të largëta, efekti ka qenë në lartësitë e mëdha dhe në qytetet që ka ndërtime të larta, siç është dhe rasti i Meksikës. Tërmeti është një ndjesi e frikshme. Sado t’i tregosh një njeri që se ka përjetuar se ndjen dot frikën. Kur ra tërmeti, të gjithë dolën nga zyrat dhe lokalet. Kjo është këshilla, që të dilet nga godinat. Parametrat për ketë tërmet u dhanë brenda 2-3 minutash. Edhe unë si çdo njeri tjetër përjetova frikë. Pas goditjes së parë, 7 sekonda pas tij kishte dhe goditje të tjera. E kuptova se kishim të bënim me tipologjinë e tërmetit kryesor që pasohet me disa lëvizje të tjera. Këto tërmete kanë një formë paralajmëruese. Ky tërmet vjen duke i shuar.

Sa e rrezikuar është Shqipëria nga tërmetet?

Parashikimi është një fjalë e përgjithshme, ka disa aspekte. Ka parashikime afat-mesme dhe afat-gjate. Parashikohen zonat ku bien tërmetet dhe magnitudat. Duke ditur këto bëhet e mundur që të veprohet për mjedisin ndërtimor. Ku është zona aktive, merren masa maksimale për ndërtimet. Në këtë rast nuk kemi probleme me ndërtimet.

A i zbatojnë ndërtimet këto gjëra?

Ndërtueseve u jepet informacione me harta dhe po të zbatohen këto kritere nuk do të kenë probleme. Proceduat ndiqen janë të përcaktuara me ligj. Zbatimi është tjetër hallkë që e ndjek shteti. Në përgjithësi ndërtimet janë serioze pasi dihet se ke të bësh me jetë njerëzish.

Në cilat raste mund të kishim dëme në Shqipëri?

Dëmet fillojnë mbi 5 rihter. Pastaj varet nga cektësia dhe sa afër zonave të banuara. Shkallë më të madhe të dëmtimeve shkaktojnë tërmetit 6 rihter. Mbi 5 rihter nisin dëmtimet, të cilat mund të jenë të konsiderueshme. Zona e Durrësit është një zonë aktive, ka qenë historikisht. Pasi tërmetet shkaktohen nga përplasja e pllakave kontinentale. Tërmete të fuqishme kanë rënë në Shkodër, apo në Durrës shumë vite më parë. Kanë rënë edhe mbi 6 tërmete në Durrës, deri në shekullin e kaluar.

Kur ka qenë një tërmet i ngjashëm në Shqipëri me atë të së mërkurës?

Këto tërmete të kësaj fortësie përsëriten njëherë në 3 vjet. Një tërmet i tillë ishte ai i Belshit në 2014-ën. Po ashtu ishte dhe një tërmet në Leskovik, apo në Theth në 2010-ën, në magnitudë 5.1.

Cilat janë zonat sizmike më të rrezikuara?

Zona e parë është zona e bregdetit Adriatik-Jonian që përfshihet Vlora, Saranda. Është edhe një brez shumë i fuqishëm dhe aktiv në numrin e rënieve të tërmeteve Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër. Në ketë zonë kanë rënë tërmete të fuqishme. Më pas tërmet tjetër ishte dhe ai i 1967 në Dibër me magnitudë 6.7, ku ka pasur dëme të mëdha.

Çfarë duhet të bëjë në rast tërmeti një individ?

Këto janë formate të njohura. Tërmeti zgjat disa sekonda. Instinktivisht duhet të vendosesh poshtë një objekti të fortë, siç është tavolina. Pasi ka kaluar goditja e parë, mund të marrësh veprime. Por varet nga tipologjia e tërmetit. Në momentin që goditja vazhdon, duhet të vendosesh poshtë një objekti të fortë.

Ndalemi tek pasgoditjet. Kanë qenë qindra të tilla..

Që nga e mërkura ka pasur mbi 500 goditje. Fluksi i tyre ka ardhur duke u zvogëluar. Deri sa të çlirohet kjo energji, deri sa të vendoset ekuilibri, do të ketë goditje. Tërmeti ka vijimësi të tij. Dhe pasgoditja kryesore ka një magnitudë kryesore. Nëse kemi të bëjmë me tërmet të fortë, edhe pasgoditja është e madhe.

Me kë është e ngjashme Shqipëria sa i takon rrezikut nga tërmeti?

Shqipëria është pjesë e Mesdheut, si Kroacia dhe Turqia. Por Greqia është më e rrezikuar psh.

Etiketa: Rrapo OrmeniTERMETET


Ju sugjerojmë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri
Kryesore

5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

19 Prill, 2026 2:30 pm
Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve
Kryesore

Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

2 Prill, 2026 7:41 pm
CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve
Kryesore

CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve

1 Prill, 2026 9:31 pm
Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët
Kryesore

Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët

31 Mars, 2026 9:51 am
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari
Kryesore

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari

19 Shkurt, 2026 8:42 am
Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur
Sociale

Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

15 Shkurt, 2026 8:59 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Para
Moti dhe temperaturat për ditën e sotme, e diel 8 korrik

Moti dhe temperaturat për ditën e sotme, e diel 8 korrik

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 8 Korrik 2018

Të shtëna me armë në Dhërmi, pas një sherri në lokal

Të shtëna me armë në Dhërmi, pas një sherri në lokal
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}