Dorëheqja e Hashim Thaçit për t’u përballuar me drejtësinë në Hagë me akuzën për krime lufte, rihapi debatin në Kosovë mes partive për emrin e kreut të ri të shtetit.
AAK ka deklaruar prerë duke e vendosur kusht që President duhet të jetë Haradinaj ose ndryshe vendi shkon në zgjedhje të reja.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ballkan” në “ABC News” Ramush Haradinajn nuk kishte asnjë dyshim, se do të jetë ai kreu i shtetit të Kosovës.
I pyetur nëse në interevistën e ardhshme gazetarja do t’i dretoohej “President”, Haradinaj u shpreh “besoj, po”.