Bota

A do jetë dëmi ekonomik nga koronavirusi aq i madh sa u parashikua?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 17/09/20 |
el ida

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim parashikon se dëmi ekonomik global nga pandemia nuk do të jetë aq i madh sa është parashikuar, mirëpo rimëkëmbja ekonomike vitin e ardhshëm do të jetë më modeste se sa është pritur.

Instituti ndërqeveritar me bazë në Paris, ka thënë se pritet që rritja e bruto prodhimit të brendshëm do të tkurret për 4.5 për qind këtë vit, apo 6 për qind më pak rënie sesa ishte parashikuar tre muaj më parë.

Ekonomia globale pritet të ketë rimëkëmbje ekonomike prej 5 për qind sipas kësaj Organizate, ndonëse paraprakisht kishte parashikuar rritje prej 5.2 për qind.

Në çerekun e dytë të vitit 2020, prodhimi global ka qenë 10 për qind më i ulët sesa në fund të vitit 2019, para se të shpërthente pandemia. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, këtë rënie e ka quajtur “shok të pashembullt të kohërave moderne”.

Kjo Organizatë gjithshtu deklaroi se parashikimet e reja tregojnë se asnjë vaksinë ndaj Covid nuk do të mund të jetë lehtësisht e qasshme deri në fund të vitit 2021.

Duke shikuar ekonomitë individuale, Kina pritet të jetë e vetmja ekonomi që do të zgjerohet më 2020, me rreth 1.8 për qind.

Shtetet e Bashkuara, që kanë ekonominë më të madhe në botë, do të përballen me tkurrje ekonomike prej 3.8 për qind, apo shumë më të vogël sesa vende të tjera të zhvilluara. Ndërsa ekonomia gjermane pritet të tkurret për 5.4 për qind, në krahasim me 7.9 për qind në nivel të Eurozonës./Opinion.al

Pas