Aktualitet

A do jenë pjesë e listës së PS Xhafaj, Lleshaj dhe Bushati?Përgjigjet Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 23/02/21 |
Doriana Çepunaj

Në konferencën e sotme kryeministri, Edi Rama, u pyet nga gazetarët edhe për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit dhe nëse do të jenë përkrah tij ish-ministra si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati apo Sandër Lleshaj.

Rama u shpreh se asnjëri prej tyre nuk është i ndryshëm nga tjetri dhe se të gjithë janë pjesë e trupës prej ku do të bëhet dhe seleksionimi.  Kreu i qeverisë theksoi se do të jenë drejtuesit e qarqeve ata që kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha draftet dhe të propozojnë kandidatët.

“Nuk është asnjëri i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën prej ku do të bëhet dhe seleksionimi. Drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku. Pastaj këtë gjë do ta miratojë si gjithmonë Kryesia e PS. Kështu që unë pres propozimet e drejtuesve të qarqeve, të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe në funksion të rezultatit skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi”, tha Rama./Opinion.al

Pas