Aktualitet

Nuk bashkëpunuan me Tiren,lirohet nga qelia infermieria Çela dhe sanitarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:32 - 23/02/21 |
Semiljana Azizi

Janë  liruar nga qelia infermiere Sidorela Çela dhe sanitarja Rukie Hoxha.

Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për dy të ndaluar në spitalin COVID-2, teksa më herët Gjykata e Shkallës së parë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrestit me burg”, për një periudhë kohore 45 ditë.

“Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”, tha avokatja e tyre para mediave.

Ndërkohë që për Mira Bushin dhe Sheqerie Kocin, dy të arrestuarat e tjera gjykata ka vendosur mospranim ankimi.

Sipas hetimeve të prokurorisë, si dhe zbardhjes së tabulateve telefonike, të dyja akuzohen se kishin biseduar shpesh herë me Tiren për mënyrën se si do t’i ndanin paratë e marra nga pacientët.

Kujtojmë që 3 infermieret dhe 1 sanitare janë arrestuar vetëm pak javë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në krye të detyrës, pasi iu zbuluan disa biseda të mëparshme me sanitaren Tire Alldervishi./Opinion.al

Pas