Kronikë

Operacioni anti-drogë në Itali, kush është 28-vjeçari i arrestuar në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:45 - 23/02/21 |
Doriana Çepunaj

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar për goditjen e një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.

Bëhet me dije se operacioni policor i koduar “MIRACOLO II” është në vijim të operacionit ” MIRACOLO I”, që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tucci, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta. Ky operacion u zhvillua në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe UCI Albania.

Ndërkohë, nga autoritetet shqiptare u angazhuan forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana, Drejtoritë Vendore të Policisë  Fier, Tiranë dhe Elbasan.

Deri tani, gjatë këtij operacioni në Itali janë arrestuar 33 persona. Ndërsa në Shqipëri, në kuadër të operacionit “MIRACOLO II”, u kap dhe arrestua në Fier, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi Rosman Sulo, 28 vjeç.

Në kuadër të të dy operacioneve ” MIRACOLO I” dhe “MIRACOLO II”   janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë./Opinion.al

Pas