Aktualitet

A do hapen shkollat të hënën? Ministrja Shahini flet nga terreni


               Publikuar në : 14:36 - 22/09/19 |
Al Do

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka dalë sot në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmetet në infrastrukturat arsimore. Ajo vizitoi disa shkolla në Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Durrës bashkë me një ekip të ministrisë dhe zyrave vendore arsimore.

“Deri tani, kemi disa shkolla dhe kopshte në Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Durrës të cilat shfaqin vetëm plasaritje të fasadës”, tha Shahini.

Ministrja shtoi gjithashtu se po kryhen ndërhyrje në objektet ku është e nevojshme dhe theksoi se të hënën të gjitha shkollat do të hapin dyert për mësim

MASR njoftoi gjithashtu se  ekipet e monitorimit dhe zyrat vendore arsimore vazhdojnë punën dhe verifikimet në koordinim edhe me strukturat e tjera qendrore dhe vendore. /Opinion.al

Pas