Aktualitet

Rama nga Durrësi: Nuk ka vend për panik, tërmeti nuk është më efektiv


               Publikuar në : 14:47 - 22/09/19 |
Al Do

Pas mbledhjeve me drejtuesit e institucioneve të mbrojtjes dhe emergjencave dhe me grupin parlamentar socialist, kryeministri Rama shkoi në Durrës.

Ai tha se “nuk ka arsye që të mendojmë se tërmeti i djeshëm është ende efektiv, por ama nuk mund të parashikojmë dot”.

Rama theksoi se Durrësi është në qendër të vëmendjes dhe i bëri thirrje drejtuesve të institucioneve të takohen me të gjithë qytetarët për të adresuar problemet dhe dëmet.

“Nuk ka vend për panik. Njerëzit duhet të jenë të qetë, edhe pse kjo është një fjalë goje dhe sidomos ata që kanë fëmijë të vegjël janë të mirëkuptuar në shqetësimin e tyre. Kush është i pasigurt, ka në dispozicion 700 shtretër te konvaleshenca për të mirëpritur dhe strehuar çdo familje që ka nevojë për mbështetje psikologjike. Te stadiumi po bëhet gati infrastruktura për të qenë pika e parë pritëse për ata që duan të qëndrojnë jashtë shtëpisë”, tha Rama.

Në stadiumin “Niko Dovana” janë ngritur çadra, ku do të mund të qëndrojnë të gjithë qytetarët që janë të pasigurt për të qëndruar brenda banesës së tyre. /Opinion.al

Pas