Aktualitet

Elbasan, tërmeti ka lënë 113 banesa të dëmtuara


               Publikuar në : 15:31 - 22/09/19 |
Al Do

Në qarkun e Elbasanit kanë janë dëmtuar gjithsej 113 banesa nga tërmeti i së shtunës. Pjesa më e madhe e objekteve të dëmtuara raportohet të jenë në Bashkinë Belsh ku sipas Shtabit të Emergjencës janë 73 banesa me dëmtime.

Kreu i Grupit Socialist, Taulant Balla, i shoqëruar nga deputeti Musa Ulqini dhe Kryetari i Bashkisë, Arif Tafani ishin në zonë për të zhvilluar takime me qytetarët.

Balla tha se qeveria ka garantuar buxheti për këtë situatë dhe punonjësit e Bashkisë dhe Qarkut do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve.

“Jemi të gjithë në terren për t’ju gjendur pranë familjeve, banesat e të cilave janë prekur nga tërmeti i djeshëm. Kryesisht banesat e dëmtuara janë ndërtime të vjetra, sepse në ndërtimet e reja nuk janë raportuar deri më tani dëme. Duhet të kuptojmë që goditjet e djeshme ishin të forta 5.8 shkalla Rihter herë 1.37 shkon afërsiaht 7.9 ballë. Shumë pranë Shqipërisë pak vite më parë një tërmet i ngjashëm pati pasoja katastofike. Por të gjithë e dimë që tërmetet janë fatkeqësi natyrore të paparashikueshme. Reagimi pas tyre është në dorën tonë. Pas panikut të parë, Shqipëria është e gjitha solidare për ta kaluar këtë situatë.

Masat e marra deri më tani nga Qeveria janë të plota. Vetë Kryeministri Rama ndërpreu vizitën e rëndësishme në SHBA dhe është vetë në krye të shtabeve të emergjencës në Durrës e Tiranë. Qeveria ka të garantuar po ashtu buxhetin për këtë situatë. Punonjësit e caktuar të Bashkisë dhe të Qarkut do të bëjnë evidentimin e dëmeve dhe më pas fillon puna për sistemimin e dëmtimeve dhe rikthimin në normalitet. Në disa shtëpi do të fillojmë riparimin edhe me mbështetje solidariteti nga sipërmarrja, madje edhe nga diaspora”, tha Balla. /Opinion.al

Pas