Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FMN:Efektet e inflacionit në Shqipëri më të ashpra se në BE,rritja udhëhiqet nga ushqimet

2023/03/09 at 8:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FMN:Efektet e inflacionit në Shqipëri më të ashpra se në BE,rritja udhëhiqet nga ushqimet

Efektet e inflacionit në Shqipëri dhe në Ballkan janë më të ashpra se në Bashkimin Europian, pasi rritja po udhëhiqet nga çmimet e ushqimeve, ndryshe nga Europa që po ndikohet nga energjia.


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një studim për efektet e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se rajoni po përballet me nivelet më të larta të rritjes së çmimeve që nga rënia e regjimeve moniste në vitin 1990.

Përgjithësisht pesha e ushqimeve në shpenzimet mujore në Ballkan është 42% e shpenzimeve mujore vë në dukje studimi i FMN-së. Të dhënat nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova) tregojnë se rritja e çmimeve ka qenë më e fortë për grupin e produkteve ushqimore duke e bërë më të ashpër rritjen e çmimeve në një Rajon ku varfëria është ende në nivele të larta.

Fondi rekomandon se me karakteristikat specifike të inflacionit në ekonomitë e Rajonit meritojnë vëmendje të mëtejshme. Ndryshe nga BE, çmimet e ushqimeve kanë pasur një rol relativisht më të madh, ndërsa inflacioni i energjisë një rol më të vogël në Ballkanin Perëndimor.

Sakaq peshës së lartë të ushqimeve në shpenzimet konsumatore i korrespondon një nivel më i ulët të ardhurash. Çmimet e ushqimeve në Ballkan janë rritur me ritme më të larta se në BE për tre arsye kryesore sipas FMN:

-Se pari një përçim më i lartë i çmimeve të ushqimeve nga tregjet ndërkombëtare në tregjet e brendshme për shkak të peshës së lartë të importeve. Kategoria kryesore e ushqimeve të shportës, si drithërat, vajrat vegjetale pësuan goditje të menjëhershme nga ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, duke u rritur me 9.4 % në Ballkan, ndërsa në BE u rriten me vetëm 3.2%.

Së dyti, problemet strukturore të bujqësisë në Rajon bëhen shkak për çrregullime të çmimeve që vijnë nga tregjet e brendshëm. Por gjithashtu çmimet nga tregjet ndërkombëtare përçohen në nivele më të larta se ndryshimet reale;

-Së treti ndryshimet klimaterike me thatësira e mungesë reshje dëmtuan shumë prodhime vendase sidomos në Bosnjë dhe në Serbi.

Sakaq pesha e produkteve energjetike në shportën e IÇK-së në Ballkan është e ngjashme me atë të BE-së dhe vendeve të tjera evropiane, por në të njëjtën kohë, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor përjetuan inflacion më të ulët të çmimit energjisë krahasuar me BE-në për shkak se përmbushën shumicën e nevojave për konsum nga tregu vendas.

Megjithatë çmimet e larta të karburanteve u përcollën në tregjet e brendshme të Ballkanit dhe ndikuan në çmime më të larta në sektorin e transportit në të gjitha vendet./Monitor

Etiketa: efekteFMNinflacionshqiperi


Ju sugjerojmë

Zjarr i madh në një fshat të Dimalit
Aktualitet

Zjarr i madh në një fshat të Dimalit

25 Korrik, 2025 5:26 pm
Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin
Sport

Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin

25 Korrik, 2025 5:26 pm
Zjarret në Turqi, shpallet gjendja e emergjencës
Bota

Zjarret në Turqi, shpallet gjendja e emergjencës

25 Korrik, 2025 5:22 pm
Tjetër vatër zjarri në Strelcë të Maliqit
Aktualitet

Tjetër vatër zjarri në Strelcë të Maliqit

25 Korrik, 2025 5:07 pm
Finlanda thyen rekordin 50-vjeçar të nxehtësisë
Bota

Finlanda thyen rekordin 50-vjeçar të nxehtësisë

25 Korrik, 2025 5:01 pm
Trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar, dërgohen për gjykim anëtarët e grupit
Kronikë

Trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar, dërgohen për gjykim anëtarët e grupit

25 Korrik, 2025 4:49 pm
Cilat vende e kanë njohur shtetin e Palestinës dhe çfarë do të thotë kjo
Bota

Cilat vende e kanë njohur shtetin e Palestinës dhe çfarë do të thotë kjo

25 Korrik, 2025 4:47 pm
Andrea Pirlo merr drejtimin e Dubai United
Sport

Andrea Pirlo merr drejtimin e Dubai United

25 Korrik, 2025 4:44 pm
Refuzoi Betisin, Asllani bllokon merkaton e Interit
Sport

Refuzoi Betisin, Asllani bllokon merkaton e Interit

25 Korrik, 2025 4:37 pm
Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

25 Korrik, 2025 4:35 pm
Para
Freedom House: Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze në Shqipëri

Freedom House: Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze në Shqipëri

Banderola kundër Kosovës dhe thirrjet raciste, FIFA dënon Serbinë

Sot KQZ vendos për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 Majit

Sekuestrohen mallra kontrabandë, në kërkim administratorja e postës private në Tiranë

Sekuestrohen mallra kontrabandë, në kërkim administratorja e postës private në Tiranë
















TE FUNDIT

Zjarr i madh në një fshat të Dimalit

Zjarr i madh në një fshat të Dimalit
25 Korrik, 2025

Një zjarr ka rënë në fshatin Konisbaltë, në Bashkinë Dimal. Zjarri, që filloi në kufirin kodrinor të Konisbaltës me fshatin...

Lexo më shumë

Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin

Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin
25 Korrik, 2025

Real Madridi është gati të trondisë merkaton e verës me një ofertë marramendëse prej 115 milionë eurosh për mesfushorin e...

Lexo më shumë

Zjarret në Turqi, shpallet gjendja e emergjencës

Zjarret në Turqi, shpallet gjendja e emergjencës
25 Korrik, 2025

Kjo vatër e madhe zjarri është një prej më të fundit të shpërthyera mes shumë zjarreve, me të cilat po...

Lexo më shumë

Tjetër vatër zjarri në Strelcë të Maliqit

Tjetër vatër zjarri në Strelcë të Maliqit
25 Korrik, 2025

Një zjarr ka përfshirë vetëm pak minuta më parë një pyll dhe kullota në fshatin Strelcë të Njësisë Administrative Gorë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com