Teksa ditën e nesërme pritet që Gjykata e Apelit të japë vendimin për vulën e PD-së, deputetja demokrate, Albana Vokshi, i ka bërë thirrje mazhorancës që të mbajë duart larg nga Partia Demokratike.
Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, Vokshi theksoi se mazhoranca po mundohet të kontrolloje vendimin e Gjykatës.
Më tej, Vokshi theksoi se PD është shtëpia e demokratëve dhe do e mbrojnë atë me çdo kosto.
“Po mundoheni që të ndikoni drejtësinë në të gjitha mënyrat, keni kaq vite madje që loboni te drejtuesit e FBI-së për ta mbajtur peng opozitën. Tani po mundoheni të kontrolloni vendimin e Gjykatës. Larg duart nga PD, larg duart nga flamuri i PD dhe vula. PD është shtëpia jonë dhe do e mbrojmë atë me çdo kosto. Larg duart nga PD”- tha Vokshi.