Kryeministri Edi Rama, teksa po i përgjigjët akuzave të opozitës për çështjen Mc Gonigal, po lexon në Kuvend të gjitha herët që emri i tij është përmendur në aktakuzën ndaj ish-zyrtarit të FBI-së.
Ai ka deklaruar se në aktakuzë mund të jetë përmendur 14 herë emri i tij, por këto sipas tij nuk janë 14 akuza.
Rama pranon që ka darkuar me McGonigal, ndërsa thekson se nuk ka asgjë kompromentuese.
“Po e vërtetë është që hëngra darkë me McGonigal. Dhe më ka ftuar ai mua. Dhe ku është krimi këtu? Hera e dhjetë, mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se i akuzuari i ka raportuar takimet edhe udhëtimet. Pra, këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas ligjeve të tyre, detyrën e tij. Po ku hyn këtu krimi im? Se i raportoi ai apo jo qendrës që më takoi mua?”-tha Rama.