Protesta e opozitës ka nisur ndërsa qindra qytetarë i janë bashkuar thirrjeve të opozitës për të protestuar para parlamentit.
Me pankarta në duar kanë ironizuar çështjen e ish-zyrtarit të FBI, “McGonigal” ku përmendet edhe emri i kryeministrit Rama.
Në disa nga pankartat e protestuesve shkruhet: “Edi Rama, homo corruptus”, “Edi me dash’, shkon në Shtëpinë e Bardhë”, “Demokracisë i dalim zot”, “Edi is a brand name in FBI files”, “Edi, FBI ish watching you”.