Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi bashkë me deputetët e tjerë të PD-së të cilët janë përjashtuar nga Kuvendi kanë debatuar me gardën pasi nuk janë lejuar të futen brenda seancës parlamentare.
“Edi Rama ka marrë gardën për të mos lejuar deputetët të futen. Ne jemi zëri juaj, ju përfaqësojmë dhe juve. Është turp! Çfarë është kjo që bëni? Nuk ju vjen turp juve”, ka thënë deputetja./Opinion.al