Një ish-mercenar i grupit Wanger është ekzekutuar me çekiç dhe vare pasi u kap në përpjekje për të dezertuar luftën në Ukrainë. Dmitry Yakushchenko, 44 vjeç, dyshohet se u vra nga anëtarët e grupit mercenar pasi u përpoq të arratisej nga lufta.
“Unë po planifikoja të gjeja një mundësi që të ikja,” tha ai, duke shtuar se “nuk ishte lufta e tij” dhe se ai planifikoi të largohej.
Sipas mediave të huaja, ai u kap në Dnipro nga forcat Wanger.
Një video e publikuar në Telegram Grey Zone, është përhapur dhe postuar masivisht.
Në foto, Yakushchenko shfaqet me kokën e ngjitur në një bllok në një mur me tulla, ndërsa një person i paidentifikuar dhe i maskuar qëndron pas tij duke mbajtur një vare.
Pasi ndodh kjo, duket se ai është vrarë./Opinion.al