Autori i sulmit me armë ndaj dy grave një ditë më parë në Kosovë, ka qëlluar veten me armë zjarri, ndërsa ndiqej nga policia. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës në një njoftim, ndërsa më herët kishte deklaruar që burri ishte gjetur i plagosur në një arë në Fushë Kosovë dhe ishte dërguar për mjekim në spital.
“I dyshuari në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, duke bërë kështu që Policia t’i ndërmarrë të gjitha veprimet policore në përputhje me autorizimet e tyre. Ndërkohë që sulmi ndaj policisë është neutralizuar, i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit”.
Dy gratë të cilat u plagosën të shtunën në Fushë Kosovë janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë lëndime serioze./Opinion.al