Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë është një lajm shumë i mirë

2023/01/29 at 1:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë është një lajm shumë i mirë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka konsideruar pozitive rritjen e çmimit të apartamenteve në Tiranë, ndërsa argumentoi se sot prona e qytetarëve vlen më shumë se më parë.

“Është e vërtetë se çmimi i një apartamenti është rritur në Tiranë, qoftë për t’u blerë, qoftë për t’u marrë me qira. Por, a është kjo një gjë e keqe? 93% e qytetarëve të Tiranës në fakt, janë pronarë të banesave të tyre. Kjo do të thotë se për këta 93% ky është një lajm shumë, shumë i mirë. Secili prej jush është bërë më i pasur dhe ka përfituar drejtpërdrejtë nga zhvillimi i qytetit, se ka një apartament apo një pronë që i vlen më shumë sot se sa dje,” thotë Veliaj.

Ai pohoi se ritmi i rritjes së vlerës së pronës ka ecur paralelisht me rritjen ekonomike në vendin tonë. “A është rritja e çmimeve në Tiranë e jashtëzakonshme? A ka marrë për kot? A është fryrë nga para të krimit dhe lloj-soj sulmi që bëhet nga këta gjithollogët? Në fakt, shifrat tregojnë se ecuria e rritjes së vlerës të pronës në Tiranë është në përputhje të plotë dhe me ecurinë e rritjes së ekonomisë,” deklaroi kryebashkiaku duke shtuar se megjithatë rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet është më e ulët se mesatarja e kësaj rritjeje çmimesh në vendet e Europës: “Në BE, në 10 vitet e fundit çmimi i banesave është rritur mesatarisht me 50%. Për të njëjtën periudhë çmimi mesatar në Tiranë është rritur me 34%. Do të thotë se jemi në një ritëm më të ulët rritjeje se pjesa tjetër e Europës.”

Transformimi dhe urbanizimi i Tiranës, shtoi Veliaj, është në përputhje me planin urbanistik dhe vizionin për të krijuar një qytet që ka ambicie të jetë jo vetëm kryeqendra e Shqipërisë, por dhe e të gjithë rajonit, siç ishte viti i Rinisë, Viti i Sportit dhe vitin tjetër Presidenca e B40.

“Tirana sot është kthyer në një qytet që mirëpret mijëra turistë. Vetëm në vitin 2022 që lamë pas, ne pritëm mbi 4 milionë turistë dhe evente të jashtëzakonshme, si finalja e Conference League, koncertet e Rita Orës dhe Dua Lipës, Samiti i 27 vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto nuk do ishin realizuar dot nëse në Tiranë nuk do të kishim një shesh të madh, një stadium serioz, objekte publike, apo dhe ndërtesa të larta moderne, private, si hotelet me pesë yje që po konturojnë Tiranën dhe që mund të akomodojnë numra të tillë turistësh,” argumentoi Veliaj.

Ai tha se ndërtimi është një nga sektorët që kontribuon më shumë në ekonominë kombëtare dhe të Tiranës dhe punëson 100 mijë njerëz. Ndërsa, kujtoi se taksa 9% e vlerës së investimit në ndërtim që shkon në rritjen e buxhetit të Bashkisë dhe më shumë investime për qytetarët.

Ju sugjerojmë

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë
Kryesore

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

27 Mars, 2023 10:40 pm
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
Bota

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

27 Mars, 2023 9:59 pm
VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë
Kryesore

VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë

27 Mars, 2023 9:32 pm
14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë
Politikë

14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë

27 Mars, 2023 9:21 pm
Alibeaj nuk gjeti kandidat për 61 bashki, Godole: E pandershme të mbahet vula, çojini…
Politikë

Alibeaj nuk gjeti kandidat për 61 bashki, Godole: E pandershme të mbahet vula, çojini…

27 Mars, 2023 9:00 pm
Sulmi ndaj Top Channel, do të analizohen profile ADN-je për identifikimin e autorëve
Kronikë

Sulmi ndaj Top Channel, do të analizohen profile ADN-je për identifikimin e autorëve

27 Mars, 2023 8:45 pm
Përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë

27 Mars, 2023 8:34 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke

27 Mars, 2023 8:08 pm
Sulm me armë në shkollë/ Vriten 6 persona në SHBA, mes tyre 3 fëmijë
Bota

Sulm me armë në shkollë/ Vriten 6 persona në SHBA, mes tyre 3 fëmijë

27 Mars, 2023 7:54 pm
Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese
Sport

Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese

27 Mars, 2023 7:28 pm
Para
Barazohet me Nadal në 22 rekorde, serbi Djokovic fiton Australian Open

Barazohet me Nadal në 22 rekorde, serbi Djokovic fiton Australian Open

“Po, mori fund”, shoferi tregon çfarë i tha bosi i Cosa Nostra pak çaste para arrestimit

Një grua paraqitet në polici: Kisha lidhje me Messina Denaron, por nuk e dija cili ishte

Petr Pavel/ Nga ushtarak komunist në NATO, tek zgjedhja si president i Çekisë

Petr Pavel/ Nga ushtarak komunist në NATO, tek zgjedhja si president i Çekisë

TE FUNDIT

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë
27 Mars, 2023

Kuqezinjtë nuk ja kanë  dalë në ndeshjen e tyre të parë drejt Euro 2024. Ata kanë humbur në Poloni me...

Lexo më shumë

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
27 Mars, 2023

Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për anëtarësim e Finlandës në NATO. Por, ende nuk është votuar edhe për...

Lexo më shumë

VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë

VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë
27 Mars, 2023

Polonia ka shënuat shënuar golin e parë ndaj Shqipërisë. Polakët realizuan me Karol Swiderski në minutën e  41′. Goli erdhi...

Lexo më shumë

14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë

14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë
27 Mars, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur lidhur me arsyet se përse në bashkinë e Vlorës, ndryshe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com