Pamje të rënda janë publikuar në mediat e huaja, të cilat kanë kapur momentin kur një djalë i vogël u godit nga rrufeja teksa po shijonte një ditë me familjen në plazhin Barrack Point në Australi.
Djali, që besohet të jetë tetë vjeç, u godit nga rrufeja në orën 17:30 të së enjtes.
Video tregon djalin që i afrohet bregut fillimisht së bashku me prindërit e tij dhe vëllanë e vogël. Pak çaste më vonë, teksa ai ishte futur në ujë, goditet nga rrufeja. Mësohet se familja është nga Anglia dhe kishte mbërritur në Australi një javë më parë për pushime.
Djali u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve në Westmead dhe gjendja shëndetësore e tij paraqitet e qëndrueshme.
“Një fëmijë i vogël sapo ra në tokë në ujë dhe familja dhe vëllezërit e motrat vrapuan në ndihmë për ta kapur sa më shpejt që të ishte e mundur.”
Një dëshmitar tha se ata dëgjuan goditjen e rrufesë përpara se të ktheheshin për të parë djalin e plagosur duke u përqafuar nga prindërit e tij.
Mjeku i kujdesit intensiv, Terry Morrow tha se djalin e nxorën nga uji nga shpëtimtarët e sërfit.