Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim këtë të mërkurë ministrat e kabinetit qeveritar. Mësohet se Rama së bashku me ministrat u mblodhën në ambientet e vilës 31 në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.
Në fokus të diskutimit janë punët e bëra deri më tani nga qeveria socialiste. Po kështu, jashtë vëmendjes së diskutimit nuk ngelen as zgjedhjet vendore 2023, në të cilat socialistët synojnë që të fitojnë të paktën 40 bashki.
Sipas raportimeve pas mbledhjes së sotme me ministrat, ditën e nesërme Kryeministri do të zhvillojë një mbledhje edhe me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Socialiste.