Aktualitet

Rama publikon foto para takimit me ministrat:Momenti kur bën detyrat para orës së mësimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:59 - 04/01/23 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto para nisjes së takimit, me ministrat e kabinetit qeveritar në ambientet e vilës 31 në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” ai shkruan: Para nisjes së diskutimit maratonë të fillimvitit me qeverinë ose ai momenti kur bën detyrat para orës së mësimit.

Ky është takimi i parë që kreu i qeverisë bën me kabinetin qeveritar për vitin e ri 2023, ku në fokus është bilanci vjetor dhe detyrat që priten të kenë për 2023.

Ndërkohë pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Pas