Dibran Hoxhaj, pronari i lokalit, “Kobra City’ në Prizren, autor i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçarit Visart Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu, është vënë në pranga nga policia.
News 24 bën me dije se janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë të cilët kanë djeni për ngjarjen.
Dibran Hoxhaj është emër i njohur për policinë i akuzuar për disa vepra penale, përfshirë këtu edhe për trafik droge.