Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia: Shpërthime në Mitrovicë të Veriut, dyshohet të jenë kryer me shok bomba

2022/12/21 at 8:21 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia: Shpërthime në Mitrovicë të Veriut, dyshohet të jenë kryer me shok bomba

Në Mitrovicë të Veriut mbrëmjen e 20 dhjetorit kanë ndodhur dy shpërthime, që dyshohet të jenë shkaktuar nga hedhja e shok bombave.

Sipas Policisë, njësitet patrulluese policore kanë raportuar se shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 20:45 dhe 21:20 në Lagjen e Boshnjakëve dhe te Tre Rrokaqiejt.

“Bazuar në informacionet e deritanishme nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëm material”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) tha se shpërthimi i 20 dhjetorit në Lagjen e Boshnjakëve ndodhi në afërsi të ekipit të televizionit Tëvë1.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura që të sigurojnë gazetarët të kryejnë punë e tyre pa u rrezikuar e penguar”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Që nga fillimi i dhjetorit, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada në rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë: Jarinjë dhe Bërnjak.

Ngritja e barrikadave u bë në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici të Kosovës.

Dejan Pantiq, sipas autoriteteve në Kosovë, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të shtetit.

Kosova ka rritur prezencën e policisë në veriun e banuar me shumicë serbe, ndërkaq për shkak të barrikadave, janë mbyllur pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Aktualisht, sipas autoriteteve, në veri janë ngritur nëntë barrikada. /REL

Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

22 Qershor, 2025 9:10 am
Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
Bota

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

22 Qershor, 2025 9:09 am
SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
Bota

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

22 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:18 am
Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Para
Eurostat: Rreth 110 mijë shqiptarë jetojnë në Francë e Gjermani

Eurostat: Rreth 110 mijë shqiptarë jetojnë në Francë e Gjermani

Greqi/ Vrasja e dyfishtë, ministri grek: Larje hesapesh mes mafies shqiptare

Greqi/ Vrasja e dyfishtë, ministri grek: Larje hesapesh mes mafies shqiptare

Udhëtimi i parë jashtë Ukrainës që nga nisja e luftës, Zelensky viziton sot Uashingtonin

Udhëtimi i parë jashtë Ukrainës që nga nisja e luftës, Zelensky viziton sot Uashingtonin

TE FUNDIT

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
22 Qershor, 2025

Mëngjesin e kësaj të Diele, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të bukur nga bregdeti shqiptar. Konkretisht në një...

Lexo më shumë

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
22 Qershor, 2025

Seyed Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Iranit i dënoi sulmet amerikane si “të shëmtuara” dhe tha se Irani po...

Lexo më shumë

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
22 Qershor, 2025

Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
22 Qershor, 2025

Ditën e Dielë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com