Burrë e grua dolën këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën ‘Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare”, arsyeja është një konflikt pronësie. Zonja Shqiponj, pretendon se bashkëshorti i saj Idajeti i ka dhënë firmën e shtëpisë së vëllait dhe sot ajo është pa shtëpi.
Gjithashtu ajo tregon se kur e mori vesh që vëllai i Idajetit po i nxirrte nga shtëpia, ajo vetë e nxori bashkëshortin e saj nga shtëpia pasi për të ai është bashkëfajtor.
Nga ana tjetër, zoti Idajet e bën me faj gruan e tij, për shkak se ajo nuk e beson dhe e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi dhe shprehet se ai do të hakmerret ndaj saj.
Ardit Gjebrea: Ju keni problem dhe sot keni sjellë bashkëshortin.
Shqiponja: Po.
Ardit Gjebrea: Pse?
Shqiponja: Për pronat, për shtëpinë.
Ardit Gjebrea: Çfarë ka bërë bashkëshorti që ju jeni i pakënaqur?
Shqiponja: Ka hedhur firmën, ka marrë shtëpinë ia ka dhënë të vëllait. Shtëpinë ku banojmë ne ia ka dhënë të vëllait.
Ardit Gjebrea: Me dijeninë tënde apo pa dijeninë tënde?
Shqiponja: Pa dijeninë time, se të ishte me dijeninë time nuk e kishte marrë kurrë ai.
Ardit Gjebrea: Po kur e more vesh?
Eni Çobani: E ka nxjerrë jashtë. E ka nxjerrë jashtë kur e mori vesh.
Shqiponja: Më ka nxjerrë jashtë nga shtëpia.
Ardit Gjebrea: Kush burri apo kunati.
Shqiponja: Kunati.
Eni Çobani: Jo, jo e ka nxjerrë zonja Idajetin nga shtëpia.
Shqiponja: Kunati më ka nxjerrë mua nga shtëpia, ndërsa unë kam nxjerrë burrin nga shtëpia./tvklan.al