3 persona janë arrestuar në Dibër pasi kanë dhunuar fizikisht bashkëshortet e tyre. Në pranga ka rënë një 48-vjeçar me iniciale E.P., i cili ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka rrahur gruan duke i shkaktuar dhe lëndime trupore.
Janë arrestuar dhe dy persona të tjerë në Bulqizë. Një 57-vjeçar me iniciale P. E., dhe një 43-vjeçar me iniciale M.R.,43 vjeç.
Ata kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje”.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.