Rrëshqitjet e dheut që shkatërruan një zonë në ishullin Ischia, në Itali shkaktuan tetë të vdekur, mes tyre tre fëmijë.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, ekipet e kërkim-shpëtimit që po punojnë në via Celario kanë identifikuar dhe nxjerrë viktimën e tetë të përmbytjes. Bëhet fjalë për një djalë 15 vjeç të quajtur Michele Monti, vëllai i Francesco dhe Maria Tereza, trupat e të cilit u gjetën dje.
Trupat e prindërve të tyre, Gianluca Monti dhe Valentina Castagna janë ende duke u kërkuar.
Mediat italiane raportojnë gjithashtu edhe për dy të zhdukur të tjerë që me sa duket janë shoqëruesja e Eleonora Sirabella, viktima e parë e gjetur dhe e një gruaje tjetër të re.
Prefekti i Napolit, Claudio Palomba, raportoi në fund të një takimi se të plagosur kanë mbetur 5 persona, nga të cilët vetëm njëri u transportua menjëherë në spitalin Cardarelli në Napoli por që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.