Aktualitet

Komentet e Braverman për shqiptarët/Dua Lipa:Fatkeqësi si shihemi në sytë e politikanëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:55 - 28/11/22 |
Opi Nion

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në një konference për mediat pak para koncertit është pyetur nga gazetarët në lidhje me komentet e sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman, e cila i etiketonte shqiptarët si “kriminelë” dhe “pushtues”.

Dua është shprehur se është fatkeqësi e madhe si shqiptarët shihen në sytë e politikanëve dhe të njerëzve të tjerë.

Më tej artistja tha se kemi nevojë të luftojmë për ndryshuar stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve.

Pyetje: Ju jemi imazhi më i suksesshëm që kemi në botë si shqiptare. Megjithatë si do ta komentonit diskutimin e shqiptarëve në mediat britanike, të cilësuar shpeshherë si kriminelë apo të cilësuar dhe nga sekretarja e brendshme që janë si pushtues?

Dua Lipa: Është një pyetje shumë e rëndësishme sepse është një fatkeqësi shumë e madhe si shihemi në sytë e politikanëve dhe të njerëzve të tjerë. Mendoj se janë fjalë të pakëndshme dhe kemi nevojë për të luftuar gjenofobinë kudo në botë jo vetëm për neve, por për të gjitha rastet kudo në botë. Është e vetmja gjë që mund të bëjmë me ndryshuar stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve.

 

 

 

 

 

 

Pas