Life Style

Kritika për flamurin autokton, Dua: Duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që s’jemi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:58 - 28/11/22 |
Opi Nion

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka dalë në konferencë për shtyp së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përpara se të performojë në sheshin “Skënderbej”.

Teksa një postim i flamurit autokton në Instagram bëri që këngëtarja të përballej me shumë kritika, Dua Lipa u shpreh ditën e sotme se ka shumë njerëz që duan t’i bëjnë të ndihen si dikush që nuk janë, ndërsa shtoi se postimi nuk ishte bërë për të fyer njerëzit.

Më tej, Dua tha se shqiptarët kanë të drejtë të jenë krenarë se janë shqiptarë.

“Postimi nuk ëshë bërë për asnjë nacionalizëm thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha”, tha Lipa./Opinion.al

Pas