Kanë nisur reshjet e borës në zonat malore, ku për momentin reshjet kanë përfshirë fshatin Dardhë në lartësinë 1600 mbi nivelin e detit.
Për momentin reshjet e borës kanë qenë me intensitet të ulët dhe nuk kanë shkaktuar problem në lëvizjen e automjeteve.
Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete, kripë dhe skorje pasi parashikohet që reshjet të jenë të pranishme edhe në orët vijuese.
Ndërkohë, këshillohet për drejtuesit e mjeteve lëvizje me shpejtësi të reduktuar dhe përdorim të gomave dimërore.